Era e keqe e gojës lidhet me këto sëmundje

Shëndetësia

Era e keqe e gojës lidhet me këto sëmundje

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 20:26
Ilustrim

Nëse keni erë të keqe, atëherë mund të jeni duke vuajtur nga probleme të ndryshme shëndetësore.

Studime të fundit kanë treguar se era që del nga goja mund të jetë shenjë e disa sëmundjeve serioze.

Këto janë disa prej shenjave që mund të jenë të dobishme për ju.

Diabeti

Ketoacidosis, i njohur gjithashtu edhe si kundërmimi me erë frute, është një mënyrë natyrale që tregon për probleme serioze diabetike në njerëz.

Kanceri në mushkëri

Era e keqe që del nga goja, duke mos pasur dhëmbë të prishur, mund të jetë gjithashtu shenjë e kancerit në mushkëri, thonë hulumtuesit.

Dështimi i veshkave

Veshkat largojnë mbeturinat nga gjaku ynë. Kështu që nëse ato dështojnë, trupi ynë nuk mund të pastrohet më nga helmet e veta. Kjo ndikon që helmet të lëshohen më pas përmes sistemit të frymëmarrjes.

Obeziteti

Një qendër mjekësore në Los Anxhelos analizoi erën e keqe të gojës të disa njerëzve, për të gjetur nëse ato ishin tregues të zhvillimit të obezitetit. Pasi u studiuan 792 pjesëmarrës, hulumtuesit gjetën se prezenca e disa gazrave të caktuar në frymëmarrje, tregonin nëse një njeri vuante nga obeziteti apo jo.

Stomaku

Era e keqe e gojës mund të jetë tregues gjithashtu se keni probleme me stomakun. Nëse filloni të keni erë të keqe të gojës, kundërmuese, është mirë që të shkoni tek mjeku për një kontroll, shkruan Kosovarja. Ketoacidosis, i njohur gjithashtu edhe si kundërmimi me erë frute, është një mënyrë natyrale që tregon për probleme serioze diabetike në njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat