Çfarë duhet të dini për sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Shëndetësia

Çfarë duhet të dini për sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 06:58
ilustrim

Sëmundjet ngjitëse seksuale janë sëmundje që ngjiten nga kontakti trupor gjatë marrëdhënieve seksuale.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme quhen edhe ndryshe sëmundje veneriane (emër që e kanë marë nga perëndesha latine e bukurisë (Venera), ose në greqisht afrodisia (nga perëndesha e bukurisë Afroditi).

 Zakonisht këto sëmundje studjohen dhe kurohen nga mjekët dermatologë ndaj ata quhen edhe dermatologë-venereologë ose në gjuhën greke dermatologë – afrodisiologë.

Sëmundje seksualisht të transmetueshme quhen ato sëmundje të cilat transmetohen nga njeriu i sëmurë tek njeriu i shëndoshë nëpërmjet kontakteve intime seksuale.

Sëmundjet e tilla sot quhen seksualisht të transmetueshme dhe e tejkalojnë termin venereolog (afrodisiolog), sepse nuk kufizohen vetëm në kontaktet heteroseksuale, por edhe ato homoseksuale ose edhe në mënyrën e shprehjes së këtij kontakti nga partnerët.

Sa te rrezikuar jemi nga këto sëmundje?

Shoqëria jonë është një shoqëri shumë e çliruar nga ana seksuale. Në këtë aspekt rreziku ndaj këtyre sëmundjeve është i lartë. Ajo që do të na mbrojë është rritja e njohurive shkencore përsa i përket këtyre sëmundjeve nga të gjithë dhe veçanërisht nga të rinjtë. Të rinjtë duhet të dinë se sa më shumë partnerë seksualë të kenë aq më i madh është rreziku i infeksionit. Shpesh djemtë mburren me një jetë prej Don Zhuani, por kjo gjë mund t’u kushtojë shtrenjtë. Sa më pak njohuri ke aq më shumë je i ekspozuar ndaj këtyre sëmudjeve.

Si grupohen këto sëmundje?

Duhet të dimë se në këtë grup futen disa sëmundje që janë përcaktuar historikisht si të tilla dhe disa të tjera të reja apo edhe sëmundje të cilat transmetohen edhe me mënyra të tjera, por që kontakti seksual përbën një mundësi më të madhe transmetimi.

Pesë sëmundjet klasike janë sifilizi, gonorrhea (skallamnetua), shankri i butë, limfogrnuloma venerum, granuloma venerum. Këtyre sëmundjeve më vonë u është shtuar AIDS (SIDA), hepatitis, zgjebja, morrat e trupit dhe të pubisit, kondiloma akuminata, uretritet jo gonokoksike, herpesi i organeve genitale etj.

Me një numër kaq të madh si duhet vepruar dhe kur duhet të shqetësohemi seriozisht?

Shpeshherë njerëzit alarmohen pa shkak të dukshëm për këto sëmundje dhe herë të tjera i neglizhojnë deri në pikën kur bëhen shumë të rrezikshme.

Shpesh një sëmundje e cila mund të shërohet nëse merret mjekimi i nevojshëm dhe i plotë, mud të ketë komplikacione nëse lihet pas dore. Të sëmurët mund të dallojnë një plagë në organet gjenitale e cila nuk dhemb, mund të kenë rrjedhje qelbi sidomos në mëngjes herët nga kanali i urinës, mund të vërejnë enjtje të gjëndrave përreth organeve gjenitale dhe të kenë kruarje e djegie. Simptoma të tjera mund të jenë flluckat me lëng të cilat dhembin ose djegin, elementet e vogla të rritura mbi lëkurë apo lythet që marrin formën e lulelakrës kur kanë një periudhë të gjatë që nga moment i formimit të tyre.

Këto janë disa nga shenjat që të bëjnë të mendosh se je infektuar nga sëmundje të tilla. Por duhet të dimë që vlerësimi i fundit i takon mjekut, sepse shenja të tilla mund t’i përkasin edhe sëmundjeve të tjera apo edhe të kemi sëmundje që në fillin nuk shfaqen me shenja lokale në organet gjenitale por me shenja të përgjithshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat