Konsumoni një copë çokollatë të zezë në ditë dhe do të jeni më të shëndetshëm se kurrë!

Shëndetësia

Konsumoni një copë çokollatë të zezë në ditë dhe do të jeni më të shëndetshëm se kurrë!

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 17:47
Ilustrim

Kur të kuptoni se sa përfitime shëndetësore ka konsumi i rregullt i çokollatës së zezë, do të ndjeni edhe më shumë kënaqësi në shijen dhe ëmbëlsinë e saj dobiprurëse.

Sigurisht, ju duhet të merrni parasysh sasinë, një copë drejtkëndore paraqet sasinë e mjaftueshme të konsumit.

Llojet tjera të zakonshme të çokollatave janë përplot me yndyrna të dëmshme, yndyrna të ngopura, kolesterol dhe sheqer, ndërsa çokollata e zezë është e pasur me kakao dhe acide yndyrore të ngopura, e cila është shumë e shëndetshme dhe bën mrekulli për trupin tuaj.

Çokollata e zezë e cila përmban përqindje të lartë të kakaos, është e pasur me fitonutricientë dhe veçanërisht flavonoide, të cilat janë përgjegjëse për efektin e dobishëm.

Ul presionin e gjakut dhe i bën mirë zemrës

Nutricientët dhe flavonoidet janë të shkëlqyer për sistemin e gjakut dhe zemrës. Këto ndihmojnë në zgjerimin e enëve të gjakut, duke rritur elasticitetin e tyre. Lehtëson qarkullimin e gjakut në trup dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Si antioksidant i mirë

duke njohur faktin se kakao përmban përqindje të lartë të substancave antioksiduese, të flavonoideve të lartpërmendura, çokollata e zezë pastron gjakun duke dëbuar të gjitha materiet e dëmshme, duke ndikuar në lëkurë të butë dhe me shkëlqim, si dhe mbrojtje nga rrezet ultravjollcë të padëshiruara dhe rrezatimit të dëmshëm.

Terapi anti-stres

Nuk ka terapi më të ëmbël se një copë çokollate e zezë. Ajo ul nivelin e kortizolit, një lloj hormoni që është përgjegjës për stresin dhe rrit sekretimin e dopaminës, ku do të ndjeheni mënjëherë më të qetë, të relaksuar dhe të lumtur.

Rrit aftësitë kognitive

Çokollata e zezë rrit qarkullimin e gjakut në tru, dhe kësisoj aftësitë tuaja kognitive apo njohëse. Prandaj, nëqoftëse konsumoni çokollatë të zezë, jo vetëm që do të jeni më të lumtur, të qetë dhe të shëndetshëm, por do të jeni edhe më të zgjuar!

Bombë e vërtetë energjetike

Nëse gjatë fundit të ditës ndjeheni të përgjumur dhe pa energji, më mirë konsumoni një sasi të vogël të çokollatës së zezë, se sa të pini një filxhan kafe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat