Si duhet ta luftoni depresionin?

Shëndetësia

Si duhet ta luftoni depresionin?

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 22:22
Ilustrim

Të luftosh kundër depresionit nuk është një shëtitje në park, është një luftim i ashpër.  Por nëse ju vendosni t’i bashkoheni përleshjes, ju mund ta fitoni betejën dhe ta largoni depresionin, askush nuk mund t’iu ndalojë.

Emocionet tuaja janë reflektim i mendimeve tuaja. Kur ju ndryshoni mendimet tuaja, emocionet tuaja automatikisht ndryshojnë. Ju nuk keni pse t’i luftoni mendimet negative dhe të shtrembëruara që përsëriten në mendimet tuaja.

Në fakt ju keni nevojë të mësoni se si të ndryshoni mënyrën se si ju mendoni dhe emocionet në mënyrë natyrale. Ashtu si nata ndjek ditën, kur mendimet tuaja janë të shëndetshme dhe pozitive, emocionet tuaja bëhen më të shëndetshme dhe pozitive gjithashtu.

Si mund ta ndryshoni mënyrën se si ju mendoni ?

Ligji i vetëbesimit pozitiv thotë: “ Ju e ndryshoni mënyrën se si mendoni dhe ndjeheni duke ndryshuar atë që thoni kur flisni me mendjen tuaj”. Nëse dëshironi të ndryshoni mënyrën se si ndjeheni, ju duhet të ndryshoni dialogun tuaj të brendshëm. Ju duhet t’i flisni mendjes tuaj në një mënyrë ndryshe.

Fillimisht ndaloni së thëni gjëra negative. Kur fjalët negative fillojnë të dalin nga goja juaj ju duhet të ndaloni menjëherë atë që po thoni. Filloni të thoni gjëra pozitive, kjo ka të bëjë me vetëbesimin pozitiv.

Ligji i drejtimit pozitiv thotë: “Rrota e ndryshimit gjithmonë rrotullohet në drejtimin e asaj që ju futni në mendjen tuaj”. Ju e shtyni mendjen tuaj në një drejtim pozitiv duke futur në mendje gjëra pozitive dhe të shëndetshme.

Ju nuk jeni të pashpresë dhe jeta juaj nuk është e pashpresë. Jeta juaj fillon të përmirësohet që në momentin që filloni të futni gjëra pozitive në mendjen tuaj, shkruan këshilla.net. Ju duhet të shihni tek gjërat pozitive, të flisni për gjëra pozitive dhe të mendoni për gjëra pozitive nëse dëshironi të çliroheni nga depresioni dhe të bëheni një person pozitiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat