Faktet ushqyese rreth farës së kungullit

Shëndetësia

Faktet ushqyese rreth farës së kungullit

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 07:31
Ilustrim

Farat e kungullit janë me shumë vlera ushqyese, janë burime me përqëndrim të lartë të vitaminave, mineraleve, antioksidanteve si dhe aminoacideve esenciale, të tilla si triptofan dhe glutamate.

Farat e kungullit i takojnë familjes Cucurbitaceae, emri shkencor: Cucurbita pepo. Në Amerikën Qendrore këto fara njihen si Pepita.

Fryti i kungullit, në përgjithësi rritet si një kulturë perimesh. Farat e saj, njëkohsisht gjejnë përdorim në ushqim si dhe nxjerrja e vajit. Në përgjithësi, fryti i kungullit piqet mirë në mënyrë që të përfitohen fara të cilësisë së lartë. Çdo frut përmban deri në 500 fara të bardha. Farat janë gjysmë të sheshta dhe në formë konike. Brenda bërthamës së saj është fruti me shije të ëmbël, ngjyrë ulliri në të gjelbër. Këto fara mund të shfrytëzohen si meze e lehtë, shtesë në deserte apo të konsumohen ashtu siç janë.

Përfitimet shëndetësore të farës së kungullit

Farat e kungullit janë shumë të shijshme dhe me vlera të larta kalorike, rreth 559 kalori në 100 gr. përveç kësaj, janë të pasur edhe me fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë që sigurojnë shëndet të plotë.

Vlerat e larta kalorifike vijnë kryesisht nga proteinat dhe yndyrnat. Janë të pasur me acide yndyrore si acidi oleik që ndihmon në uljen e kolesterolit të keq.

Farat e kungullit kryesisht mbajnë proteina të cilësisë së lartë. 100 gr. fara sigurojnë 30 gr. ose 54% të sasisë së rekomanduar ditore të proteinave. Përveç kësaj, farat janë një burim i shkëlqyer i aminoacideve triptofan dhe glutamat. Triptofani konvertohet në serotonin dhe niacin. Serotonini është një neuro-kemikal i dobishëm i cili cilësohet si pilulë natyrale e gjumit. Glutamat-i është i nevojshëm në sintezën e acidit gama-amino buterik, një neuro-kemikal anti stres në tru, që ndihmon në reduktimin e ankthit, nervozizmit dhe gjendjeve tjera neurotike.

Farat e kungullit janë një burim shumë i mirë i vitaminave anti-oksiduese E, përmbajnë rreth 35.10 gr. gama-tochopherol per 100 gr. vitamina E është një antioksidant i fuqishëm, parandalon qelizat e indeve nga lëndimi, ndihmon në mbajtjen e integritetit të mukusit dhe lëkurës, duke mbrojtur nga radikalet e lira të dëmshme.

Farat e kungullit janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i vitaminave B-kompleks, të tilla si tiamin, riboflavin, acid pantotenik, pirodiksin si dhe acid folik. Këto vitamina veprojnë si bashkë faktorë për enzime të ndryshme gjatë metabolizmit në trupin e njeriut. Përveç kësaj, niacini ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak. Së bashku me glutamat-in, ajo rrit aktivitetin brenda trurit, gjë që ndikon në reduktimin e ankthit dhe nervozizmit nervor.

Për më tepër, farat e kungullit përmbajnë sasi të mirë të mineraleve si bakri, mangani, kaliumi, kalciumi, hekuri, magnezi, zinku dhe seleni. Mangani është një faktor për enzimet antioksiduese.

Vlerat medicinale të farës së kungullit

Studimet kërkimore tregojnë se farat e kungullit kanë DHEA (di-hidro-epi-androstenedione), hormon që bllokon veprimet në nivelin receptor. Ekspozimi ndaj niveleve të larta të DHEA-s mund të shpie në tumore gonadale. Kështu, këto fara mund të ndërprerjnë rrezikun e prostatës dhe kancerit ovarian.

Përveç kësaj, studimet eksperimentale sugjerojnë se disa përzierje fitokemikale në vajin e farës së kungullit, mund të ketë një rol në parandalimin e nefropatisë diabetike (sëmundje diabetike e veshkave).

Përzgjedhja dhe ruajtja

Farat e kungullit mund të jenë në dispozicion gjatë tërë vitit. Mund ti gjeni të pjekura ose jo, të kripura etj. Në Amerikën Latine këto fara të pjekura njihen si Pepita. Shihni llojet që janë të freskëta e jo të vyshkura, që janë të plota në prekje dhe të cilësisë së mirë, shmanguni nga farat e mykura apo të prishura.

Përdorimi në kuzhinë

Farat e kungullit përdoren në shumëllojshmëri të recetave në mbarë botën.

Ja disa këshilla që mund të ju shërbejnë:

Mund ti shijoni ashtu siç janë, kanë shije të shkëlyqer edhe si të pjekur.
Përveç kësaj, farat mund të jenë të kripura apo me sheqer. Mund ti konsumoni si ‘snack’ apo si shtesë në ushqim.
Farat e kungullit janë përbërësi kryesor i salcës meksikane.
Ashtu si edhe frutat tjera arrore, edhe këto mund të përdoren si shtesë në granola, biskota, bukë apo brumëra tjera.
Këto fara përdoren edhe në sallata, e sidomos mund ti spërkatni mbi sallatë frutash dhe perimesh.
Mund ti përdorni si shtesë në ëmbëlsira, deserte apo smoothie.
Gjithashtu mund ti japin shije mishit, pulës, orizit dhe perimeve.
Vaji i kungullit mund të përdoret në salca dhe sallata, por edhe në gatim të ushqimeve të ndryshme.

Profili i sigurisë

Rrallë herë mund të paraqitet ndonjë incidencë me alergji nga farat e kungullit. Megjithatë, simptoma të ndryshme mund të shfaqen në persona që kanë ndjeshmëri ndaj reaksioneve alergjike me disa fruta arorre tjera, sidomos të familjes Anacardiaceae, të tilla si mango, arra shqeme, fëstëkët etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat