Kur bëhet i pashmangshëm ataku në zemër

Shëndetësia

Kur bëhet i pashmangshëm ataku në zemër

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 14:31
Ilustrim

Shkencëtarët kanë zbuluar një simptomë të re e cila mund të konsiderohet si shenja e pashmangshme që tregon për një atak në zemër.

Pas ekzaminimit të të dhënave të disa pacientëve, një ekip mjekësh në univesitetin e Michiganit kanë konfirmuar se një element i pashmangshëm që shkakton atakun është kolesteroli në formën e kristaleve.

Ata kanë zbuluar se ky lloj i veçantë i kolesterolit të forcuar është gjetur në mbi 89 për qind të rasteve emergjente.

“Në studimet e mëparshme, ne kemi treguar se kur kolesteroli kalon nga gjendja e lëngët në të ngurtë, apo në gjendje kristali, zgjerohet në vëllim si akulli dhe uji”, ka treguar profesori i mjekësisë, Dr. George Abela.

“Ky zgjerim brenda mureve të artereve mund t’i çajë arteret dhe ta bllokojë qarkullimin e gjakut duke shkaktuar atak në zemër apo në tru”.

Hulumtimet gjithashtu kanë përforcuar faktin se ushtrimet fizike dhe ushqimi i shëndetshëm kanë aftësi të zvogëlojnë formimin e këtyre kristaleve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat