A është kafja e dëmshme për eshtrat?

Shëndetësia

A është kafja e dëmshme për eshtrat?

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 16:45
Ilustrim

Konsumimi i lartë i kafesë është i lidhur me rrezikun e shtuar nga thyerja e eshtrave, thonë disa studime.

Disa nga studimet konfirmuan lidhjen e kafesë dhe eshtrave të dobët, por ka edhe prej atyre që pohojnë se kjo është tezë e “tensionuar”.

Për shembull, një studim në Suedia, në të cilën morën pjesë mbi 61.000 femra, tregon se pirja e katër filxhanë me kafe ose më shumë në ditë, ndikon shumë pak në dendësinë e eshtrave, por nuk ka dëshmuar nëse kjo shkakton rritjen e rrezikut nga thyerjet.

Revista "Food and Chemical Toxicology" këtë vit, përmes një analize të të dhënave nga studime të ndryshme, ka ardhur në konkludim se pirja e tetë filxhanë me kafe në ditë nuk mund të lidhet me rrezikun nga thyerjet, sidomos te personat e rritur, të cilët kanë sasi të mjaftueshme të kalciumit.

Rekomandohet që femrat e moshës prej 51 deri 70-vjeç të marrin 1.200 miligramë kalcium në ditë, ndërsa meshkujt deri 1.000 miligramë. 

A mund të shkaktojë pirja e kafesë humbjen e kalciumit?

Profesor Koni M. Viver thotë se rritja e sasisë së kafeinës ndikon edhe në largimin e kalciumit përmes urinës.

Sipas tij, duhet të shqetësohen veçanërisht ata persona, të cilët nuk marrin kalcium të mjaftueshëm në organizëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat