Si të përmirësoni shëndetin e zemrës suaj

Shëndetësia

Si të përmirësoni shëndetin e zemrës suaj

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 13:48
Ilustrim

Çdo pesëdhjetëvjeçar ka zemër “të moshës” gjashtëdhjetëvjeçare, gjë e cila rrit rrezikun nga sulmi në tru ose në zemër.

Një studim në Angli ka analizuar përgjigjet e 1.2 milion njerëzve, të cilët kanë kryer testin online, i cili në bazë të moshës, gjatësisë, peshës, presionit të gjakut, nivelit të kolesterolit vlerëson “moshën” e zemrës.

Rreth 33.000 të anketuar ishin meshkuj të moshës 50-vjeç.  Sëmundja e zemrës është arsyeja kryesore e vdekjes te meshkujt, derisa te femrat janë arsyet tjera. Shumica e këtyre vdekjeve mund të parandalohen, ndërsa një e katërta ka të bëjë me personat nën moshën 75-vjeç.

Ekspertët e mjekësisë rekomandojnë që këtë problem nuk duhet lënë për më vonë, kur të plakemi.

Ja çfarë duhet bërë për të përmirësuar gjendjen e zemrës:

-duhet të jeni aktivë

-duhet ta braktisni duhanin

-humbni sa më shumë peshë

-konsumoni më pak ushqime me yndyrë

-konsumoni pemë dhe perime pesë ditë në javë

-kufizoni marrjen e kripës në organizëm

-konsumoni peshk

-reduktoni pirjen e alkoolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat