Ja pse duhet ngrënë banane në mbrëmje

Shëndetësia

Ja pse duhet ngrënë banane në mbrëmje

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 17:23
Ilustrim

Shumica e njerëzve besojnë se konsumimi i bananes në mëngjes ose në orët e pasdites kontribuon në krijimin e energjisë pozitive. Ka edhe prej atyre, të cilët me ndihmën e bananes kapërcejnë vaktet, ose janë në gjendje të dietës.

Ekspertët thonë se banania përmban sasi të lartë sheqeri dhe nëse konsumohet në mëngjes kjo do t’ju bëjë më të ngadalshëm gjatë ditës. Pas stërvitjeve, banania është zgjedhje ideale pasi kompenson elektrolitet e humbura.

Pak njerëz e dinë se bananet, të cilat janë të pasura me proteina, karbohidrate dhe vitamina, kanë më tepër efekt në kohën e mbrëmjes.

Nëse konsumohen në mbrëmje, bananet qetësojnë organizmin, zbutin pagjumësinë, relaksojnë muskujt dhe pasi që janë të pasura me proteinën tryptophan, ndikojnë pozitivisht edhe për gjumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat