Ja pse dalin puçrrat

Shëndetësia

Ja pse dalin puçrrat

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Shfaqja e puçrave në fytyrë është problem që i përket kryesisht periudhës së pubertetit dhe adoleshencës ,por kjo nuk do të thotë që pas të 20-ave nuk mund t’ju dalin më akne. Hulumtimet tregojnë se 35% e grave në 30-at e tyre, 26% në 40-tat e tyre dhe 15% në moshën 50 vjeçare vuajnë nga problemet me fytyrën.

Nga ndryshimet hormonale deri tek stresi, më poshtë do të lexoni të gjitha shkaqet e puçrrave pas dekadës së dytë të jetës.

1.Stresi

Ekspertët thonë se stresi liron kortizol, hormoni përgjegjës për prodhimin e yndyrës. Kur poret e lëkurës bllokohen nga kjo e fundit mund të ndodhë që zona përreth të inflamohet dhe të krijohen puçrat.

2.Probleme hormonale

Nivelet e larta të testosteronit ose sindromi i ovareve policistite mund të shkaktojnë gjithashtu acarim të lëkurës. Nëse puçrrat shoqërhen me rritje të tepërt të qimeve në zona të pazakonta të lëkurës ose perioda të parregullta, duhet të bëni një vizitë gjinekologjike.

3.Jeni në periudhën para menopauzës, sapo keni lindur ose jeni disa ditë përpara periodave

Kur nivelet e hormoneve ndryshojnë, prodhimi i yndyrës zakonisht rritet. Kjo mund të shkaktojë bllokimin e poreve dhe shumimin e baktereve në atë zonë, duke sjelljë inflamacion dhe puçra.

4. Poret e zmadhuara

Stresi, rrezet e dëmshme të diellit, pirja e duhanit etj prishin lidhjet, strukturën e kolagjenit duke shkaktuar zmadhim të poreve. Kur këto të fundit jamë më të zmadhuara se normalja është më e lehtë që yndyra të depërtojë e të shkaktojë puçra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat