Receta kundër rrudhave

Shëndetësia

Receta kundër rrudhave

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 23:34
Ilustrim

Dermatologët këshillojnë që fytyra duhet trajtuar që me fillimin e adoleshencës.

Dielli nxit plakjen e lëkurës, kjo është mëse e vërtetë. Këtë femra e kupton kur arrin të 40-at. Kjo është mosha kur ato femra të cilat janë ruajtuar nga rrezet e diellit, duken deri në 10 vjet më të reja.

Ja disa nga kurat më të mira natyrale kundër rrudhave:

Në një tas përzieni një lugë gjelle vaj cilësor ulliri, një lugë gjelle lëng portokalli dhe 2 lugë gjelle djathë të grirë, deri sa të krijohet një pastë e njëtrajtshme. Aplikojeni këtë pastë në fytyrë, qafë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.

Një nga format më të thjeshta për trajtimin e çdo tipi fytyre është vendosja apo përdorimi i drejtpërdrejt i frutave në lëkurë. Për lëkurën e pahidratuar dhe me rrudha, frutat më të mira për t’u aplikuar janë kajsitë, bananet dhe pjepri. Vetë ju mund të përgatisni një maskë duke miksuar të gjitha këto fruta ose thjesht nëse nuk keni kohë, mund ta fërkoni fytyrën me një cope pjepër ose me lëkurën e kajsisë.

Karotat janë tejet të rëndësishme për lëkurën e fytyrës suaj. Janë të pasura me vitaminë A, kanë vlera të larta ushqyese dhe i japin jetë fytyrës. Grini ne rende një karotë dhe aplikojeni drejtpërdrejt në fytyrë. Lëreni për rreth 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Një metodë tjetër efikase është dhe shplarja në mëngjes dhe në mbrëmje e lëkurës me lëng karrote.

Vaji i ullirit është një nga trajtuesit më të mirë kundër rrudhave, masazhoni fytyrën me disa pika vaj ulliri dhe do të shihni menjëherë efektet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat