Faktorët që ua shkurtojnë jetën

Shëndetësia

Faktorët që ua shkurtojnë jetën

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 09:43
Ilustrim

Të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë dhe gjumi i tepruar, janë dy prej faltoreve kryesorë që ju shkurtojnë jetën.

Një grup shkencëtarësh nga Australia kanë krijuar një listë të re të zakoneve që rrisin rrezikun për të vdekur në moshë të re.

Studime të mëparshme kishin identifikuar katër faktorë të rëndësishëm, të tillë si konsumimi i alkoolit, dieta ushqimore e varfër, mungesa e aktivitetit fizik dhe pirja e duhanit. Tashmë kësaj liste i shtohet edhe jeta sedentare dhe gjumi i tepërt.

Në një artikull të botuar në tabloidin “Daily Mail”, thuhet se njeriu që i ka të gjashtë këto zakone të këqija, rrezikon të vdesë gjatë një periudhe gjashtëvjeçare, në krahasim me dikë që bën jetë të pastër.

Të qëndruarit ulur më shumë se shtatë orë në ditë, të bërit pak ushtrime fizike dhe fjetja më shumë se nëntë orë gjumë, sipas ekspertëve është thuajse vdekjeprurëse.

Në studimin e realizuar nga Universiteti i Sydney në Australi, grupi i shkencëtarëve evidentuan gjithashtu se vajtja në palestër në mbrëmje nuk e zhbën dëmin e bërë nga qëndrimi ulur gjithë ditën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat