Dëshironi të luani sporte edhe kur plakeni? Atëherë filloni aktivitetin sportiv nga ky moment

Shëndetësia

Dëshironi të luani sporte edhe kur plakeni? Atëherë filloni aktivitetin sportiv nga ky moment

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 15:05
Ilustrim

Luani me top sa më shpesh që mundeni ose dilni vraponi, sepse lajmet e reja sugjerojnë se aktiviteti fizik gjatë moshës së mesme ju ndihmon të jeni të shëndetshëm fizikisht edhe në pleqëri.

Meshkujt të cilët janë fizikisht aktivë në vitet e tyre të 40’ta apo 50’ta janë më të prirë të qëndrojnë aktivë fizikisht edhe në vitet e pleqërisë – dhe disa lloje të sporteve ndihmojnë më shumë në këtë aspekt, sipas studimeve të publikuara në revistën ‘BMJ Open’.

Për këtë konkludim, shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e afër 3500 meshkujve britanikë, dhe e kanë shikuar në detaje historinë e tyre mjekësore dhe të stilit të jetesës.

Meshkujt të cilët kishin qenë fizikisht aktivë gjatë moshës së mesme kishin qenë trefish më të prirë të jenë fizikisht aktivë edhe pas 20 viteve, ndërsa ata të cilët merreshin me sporte kishin qenë edhe më të prirë të qëndrojnë aktivë fizikisht.

Pra, hulumtuesit sugjerojnë se pasioni për ndonjë sport të veçantë mund t’ju bëjë më të prirë të qëndroni fizikisht aktivë edhe në moshë të vjetër, krahasuar me kënaqësinë që e sjellin llojet tjera të aktiviteteve rekreacionale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat