Kjo shenjë në thoin tuaj mund të jetë simptomë e gjendjes vdekjeprurëse

Shëndetësia

Kjo shenjë në thoin tuaj mund të jetë simptomë e gjendjes vdekjeprurëse

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 21:42
ilustrim

Simptomat e kancerit të lëkurës zakonisht përfshijnë nishane, gunga dhe ulcera që ndryshojnë në pamje, megjithatë një shirit i errët, ose vijë, që rrjedh poshtë mund të jetë shenjë e një forme të veçantë e melanomës.

Kanceri i lëkurës është një nga gjendjet më vdekjeprurëse në Britaninë e Madhe, duke shkaktuar vdekjen e 2.500 njerëzve çdo vit, transmeton KosovaPress.

Normat janë në rritje dhe mendohet të jenë për shkak të rritjes së ekspozimit të pambrojtur ndaj diellit.

Simptomat për të cilat njerëzit zakonisht mendojnë, përfshijnë njolla, gunga dhe ulcera që ndryshojnë pamjen.

Një foto në mediat sociale, e cila kohët e fundit është bërë virale në internet, tregoi se ka një simptomë tjetër për të cilën duhet të jemi të vetëdijshëm.

Një shirit i errët që shkon poshtë thoit tuaj mund të jetë simptomë e kancerit të lëkurës.

Jean Skinner, një teknik i thonjve nga Essex, postoi një foto të një tabloje me një vijë të fortë të errët që kalonte përmes thoit.

"Thoi i klientit kishte një shirit vertikal të errët vertikal", ka shkruar Skinner.

Skinner menjëherë e kishte kuptuar se bëhej fjalë për melanomën dhe i kishte rekomanduar klientit të saj që të vizitojë mjekun.

"Ajo më thirri sot për të më thënë se shiriti i errët tregonte një melanoma shumë agresive dhe se ajo tashmë është përhapur në nyjat limfatike", ka thënë ajo.

Skinner u bëri thirrje njerëzve të jenë të vetëdijshëm për këtë simptomë dhe sapo ta hetojnë të shkojnë për vizitë te mjeku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat