Ja cila është mosha që duhet të filloni kujdesin për higjinenën e gojës tek fëmija juaj

Shëndetësia

Ja cila është mosha që duhet të filloni kujdesin për higjinenën e gojës tek fëmija juaj

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 16:02
Ilustrim

Shfaqja e dhëmbëve të parë tek fëmijët bëhet shkak që prindërit e tyre të fillojnë të pyesin se si duhet të veprojnë që t’u garantojnë fëmijëve të tyre një higjenë korrekte të gojës, për të kufizuar rrezikun që në të ardhmen fëmija të mos ketë probleme me dhëmbët. Ekspertet këshillojnë që higjena e gojës fillon që me shfaqjen e dhëmbit të parë.

Si fillim do të mjaftojë përdorimi i një garze pambuku të njomur/lagur me ujë duke e kaluar atë mbi dhëmbin (apo dhëmbët), mbi mishrat e dhëmbëve dhe gjuhën. Madje higjena e gojës është e rëndësishme që në lindje, pasi pas gjidhënies është e mundur që në gojën e fëmijët të mbesin “papastërti” të cilat depozitohen mbi dhëmbë duke mbetur aty për një kohë relativisht të gjatë (gjatë natës). Kjo mund të shkaktojë atë që quhet “karie nga biberoni”, e cila prek dhëmbët e përparme të sipërm dhe të poshtëm. Për të shmangur rrezikun e karies në një moshe të tillë është i nevojshme pastrimi i gojës së fëmijët me anë të një garze të njomë. Me daljen e dhëmbëve të parë duhet të bëhemi me të kujdesshem ndaj higjenës.

Shumë nëna gabimisht mendojnë se përkujdesja e dhëmbëve të qumështit të cilët janë të destinuar të ndërrohen, nuk është shumë e rëndësishme. Në të vërtetë një përkujdesje e duhur e dhëmbëve të qumështit luan rol të rëndësishëm në zhvillimin korrekt të hapsirave dentare dhe të dhëmbëve permanente/të përhershëm, duke gjetur kështu hapsirën e nevojshme.

Fëmija nuk duhet lënë ta zerë gjumi duke pirë biberonin e tij me lëngje të sheqerosura si lëng frutash apo edhe qumësht, të cilat fementohen.

– Të eleminohet përdorimi i biberonit pas 14-të muaj.

– Të mos përdoren “rrensa” të lyer me sheqer apo mjaltë,

– Të mbahet nën kontroll sasia e sheqernave tek ushqimi i tyre. Preferohet që fëmija të hajë ëmbëlsira gjatë vakteve kryesore, kur fluksi i pështymës është më i madh, duke i evituar ato në intervalet ku lehtësisht formohen acidet të cilat favorizojnë karien.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat