Femrave, të cilat pësojnë infarkt më rrallë u ofrojnë ndihma adekuate

Shëndetësia

Femrave, të cilat pësojnë infarkt më rrallë u ofrojnë ndihma adekuate

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Femrat të cilat përjetojnë infarkt në vend publik kanë më shumë shanse të vdesin, ndërkaq shkaku është banal – shpëtimtarët hezitojnë të shtypin fort gjoksin e femrës, prandaj shpesh u mungon reanimacioni.

Njëkohësisht, meshkujt të cilët pësojnë infarkt në vend publik kanë 23 për qind shanse më shumë që të mbijetojnë sesa femrat, është konstatuar në konferencën e Shoqatës së Zemrës në qytetin amerikan Anaheim.

Në rast të infarktit patjetër aplikohet masazhi i jashtëm i zemrës apo reanimacioni kardio-pulmonal.

Njerëzit të cilët ndodhen rastësisht pranë femrës, së cilës duhet t’i ndihmojnë të mbijetojë, hezitojnë t’ia prekin gjoksin, gjë që mund të jetë fatale për femrën e cila pëson infarkt, paralajmërojnë ekspertët.

Studimet e reja janë marrë me 20.000 raste të infarktit dhe kanë konstatuar që 39 për qind e femrave të cilat kanë pësuar sulm në zemër në vend publik kanë marrë masazh të nevojshëm të zemrës, ndërkaq te meshkujt kjo mesatare është 45 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat