Çfarë është duke i ndodhur trupit nëse urinoni shpesh gjatë natës?!

Shëndetësia

Çfarë është duke i ndodhur trupit nëse urinoni shpesh gjatë natës?!

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 07:29
Ilustrim

Të shkruarit shpesh gjatë natës në tualet mund të jetë tregues se vuani nga diabeti, presioni i lartë i gjakut apo sëmundje të zemrës. Përllogaritet se një në tre të rritur mbi 30 – vjeç ngrihet gjatë natës për të urinuar dhe kjo rritet me dy të tretën pas moshës 65 – vjeç.

Kjo gjendje njihet me emrin “nocturnia” dhe personat që vuajnë e përdorin tualetin më shumë se një herë gjatë natës. Siç shkruan e përditshmja britanike “The Sun”, ekspertët shprehen se njerëzit duhet të tregohen të kujdesshëm dhe nëse kjo gjendje përsëritet t’i drejtohen mjekut për vizitë.

Sipas tyre, shumë besojnë se ky fenomen ndodh për shkak të moshës, por kjo nuk është gjithnjë e vërtetë. “Gjumi i keq mund të dëmtojë shëndetin, ndaj ata që shkojnë shpesh në tualet duhet të bëjnë një vizitë tek mjeku për të parë se çfarë po e shkakton një gjë të tillë”, thotë profesori i urologjisë, Philip Van Kerrebroeck.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat