Shërimi nga diabeti tip 2 lidhet me nivelin e humbjes së peshës

Shëndetësia

Shërimi nga diabeti tip 2 lidhet me nivelin e humbjes së peshës

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 19:27
Ilustrim

Shkencëtarët po përshëndesin një program të kontrollit të rreptë të kalorive të kombinuar me këshillime dhe rritje graduale në stërvitje si një shabllon i mundshëm për të ndryshuar diabetin.

Diabeti i tipit 2 mund të ndryshohet tërësisht nga një program për humbje peshe pa ndonjë ilaç, zbulon një studim, shkruajnë mediat britanike.

UK adults përmes një shkrimi në Lancet tregoi se 46% e pacientëve në programin e rreptë, të cilët humbën mesatarisht 10 kg, u shëruan një vit më vonë.

Kjo u krahasua me vetëm 4% të një grupi të dytë që pasoi trajtimin e praktikave më të mira të këshillave të stilit të jetesës dhe medikamenteve të mjekëve për të ulur nivelin e sheqerit në gjak.

Pothuajse nëntë nga dhjetë pjesëmarrës që humbën më shumë se 15kg në program treguan përmirësim në gjendjen e tyre.

Të dhënat zyrtare në Britani tregojnë se në këtë vend janë të prekur 3.6 milionë njerëz me diabet dhe më shumë se një milion të tjerë nuk janë në dijeni se janë të prekur nga kjo sëmundje.

Gjetjet e fundit tregojnë se të paktën 1.5 milion britanikë mund të shërohen nga diabeti brenda një viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat