Mospirja e duhanit po i lumturon njerëzit

Shëndetësia

Mospirja e duhanit po i lumturon njerëzit

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 22:34
Ilustrim

Ligji më i ri i Britanisë së Madhe, që ndalon rreptësisht pirjen e duhanit në hapësira publike, ka pasur efekte pozitive tek njerëzit.

Nga ky legjislacion, më së shumti raportohet se kanë përfiktuar gratë e shtatzëna dhe fëmijët, ndërsa është bërë e ditur se duke qenë se është bërë ndalimi i duhanit, njerëzit janë duke u ndjerë më të lumtur.

Ky ligj i bërë 10 vjet më parë në Mbretërinë e Bashkuar, u konsiderua si një lëvizje historike.

Ligji, i cili hyri në fuqi në Britani të Madhe midis viteve 2006 dhe 2007, e bëri të paligjshëm që njerëzit të pinë duhan në hapësira të mbyllura publike.

I quajtur “Reforma më e rëndësishme e shëndetit publik në breza”, kjo do të thoshte se njerëzit nuk mund të ndeznin më cigaret në baret dhe restorantet, njofton Klan Kosova.

E nga ky efekt, studimi i ri pohon se mospirja e duhanit në përgjithësi po i lumturon njerëzit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat