Operacion i rrallë në Kosovë, 20 vjeçarit i hiqet plumbi pa i prerë kraharorin

Shëndetësia

Operacion i rrallë në Kosovë, 20 vjeçarit i hiqet plumbi pa i prerë kraharorin

Më: 7 janar 2018 Në ora: 22:00
Ilustrim

Një operacion i rrallë, madje i pari në Kosovë, është realizuar nga disa doktorë.

Ky operacion ka të bëjë me heqjen e plumbit nga kraharori, plumb i cili gjendej afër zemrës së një 20 vjeçari.

Doktor Salih Krasniqi, përmes një postimi në facebook i ka treguar edhe fotografitë se si është realizuar operacioni.

Por ky operacion, është bërë pa u prerë fare kraharori dhe ka zgjatur vetëm 19 minuta.

Më poshtë keni postimi që e ka bërë doktor Salih Krasniqi: 

OPERACION I RRALLË DHE PËR HERË TË PARË NË kOSOVË. Heja e predhes (plumbit nga krahrori i majt afer zemres me metoden VATS (pa hapje te krahrorit) te nje djal 20 vjeçar. Operimi ka zgjatur 19 minuta. Ekipa operatore: Dr.Salih Krasniqi , dr. Saud Maliqi, dr. Fitim Selimi . Dr. Shqiptar Demaqi dhe dr.Arsim Latifaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat