E thotë studimi. Vetëm një cigare në ditë, ju rrezikon seriozisht

Shëndetësia

E thotë studimi. Vetëm një cigare në ditë, ju rrezikon seriozisht

Më: 27 janar 2018 Në ora: 06:33
Ilustrim

Të tymosësh vetëm një cigare në ditë, mund të rrisë mundësitë për sulm në zemër dhe tru për 50 përqind të meshkujve, dhe dyfish më shumë tek femrat.

Studiuesit kanë zbuluar se ata të cilët tymosin një cigare në ditë, mund ta gjejnë veten të rrezikuar drejtpërdrejt nga sulmet e zemrës dhe trurit, po aq sa ata të cilët tymosin 20 të tilla.

Burrat të cilët djegin nga një cigare në ditë janë 46 përqind në rrezik që të preken nga sëmundjet e zemrës, ashtu sikurse burrat që pinë 20.

Rreziku për goditje në tru është 41 për qind më i lart se ata që pijnë 20 cigare në ditë.

Vetëm një cigare rrit rrezikun e sëmundjeve koronare për 48 përqind në krahasim me ata që nuk e pinë cigaren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat