Speci i kuq djegës, për qetësimin e dhimbjeve të artritit dhe migrenës

Shëndetësia

Speci i kuq djegës, për qetësimin e dhimbjeve të artritit dhe migrenës

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 15:15
Ilustrim

Kapsicum, njohur ndryshe si speci i kuq djegës, futet në familjen e erëzave. Tuli i specit kuq djegës përdoret në prodhimin e ilaçeve. Speci i kuq djegës përdoret për një sërë problemesh me tretjen, si gazrat, dhimbje të barkut dhe diarrenë. Ai përdoret gjithashtu për probleme me zemrën ose enët e gjakut, si qarkullimi i dobët i gjakut, mpiksje të gjakut, kolesteroli i lartë dhe për parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Përdorime të tjera përfshijnë: për lehtësimin e dhimbjeve të dhëmbëve, sëmundjet detare, alkoolizmi dhe temperatura e lartë. Përdoret edhe për njerëzit që kanë vështirësi në gëlltitje. Disa njerëz e aplikojnë këtë erzë në lëkurë për të lehtësuar dhimbjet e shkaktuara nga osteoartriti, artriti reumatoid, herpesi dhe fibromalagjia.

Përdoret gjithashtu për dhimbjet nervore (neuropatia) e lidhur me diabetin dhe HIV-in, lloje të tjera të dhimbjeve nervore (neuralgjia) dhe dhimbjet e shpinës. Ekstraktet e specit të kuq djegës përdoren gjithashtu në lëkurë për të lehtësuar ngërçet muskulore, si gargare për fytin etj. Disa njerëz e aplikojnë atë brenda hundës për të trajtuar temperaturën e lartë, dhimbjet e kokës të shkaktuara nga migrena dhe infeksionet e sinusit (sinusiti). Një formë e ekstrakteve të specit të kuq djegës po testohet aktualisht si ilaç për migrenën, osteoartritin dhe gjendje të tjera të dhimbshme.

Si funksionon?

Tuli i specit të kuq djegës përmban një substancë kimike të quajtur kapsaicinë. Kjo substancë duket se lehtëson dhimbjet kur aplikohet në lëkurë.

Përdorimet Efikase për: Dhimbjet e shkaktuara nga artriti, osteoartriti, psoriaza, herpesi dhe dhimbjet për shkak të diabetit (neuropatia diabetike), kur aplikohet në lëkurë në pjesën ku keni dhimbje. Përbërësi aktiv në përgatitjen lokale të specit djegës, kapsaicina, është aprovuar për përdorim nga Federata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave. Ndoshta efikase për:

• Dhimbjet e shpinës, kur aplikohet në lëkurë.

• Lehtësimin e dhimbjeve të muskujve dhe kyçeve të shkaktuara nga fibromialgjia, kur aplikohet në lëkurë.

• Lehtësimin e simptomave të nodularis prurigo, një sëmundje e lëkurës. Mund të marrë 22 javë deri në 33 muaj për shërimin e kësaj sëmundjeje.

• Dhimbjet e kokës, kur aplikohet në hundë.

• Lehtëson dhimbjet e rinitit perenial, hundë e kuqe që nuk lidhet me alergjitë ose infeksionin, kur përdoret në hundë. Ky përfitim mund të zgjasë për 6-9 muaj.

• Ulcera në stomak. Ka të dhëna që sugjerojnë se njerëzit të cilët përdorin tulin e specit djegës rreth 24 herë në muaj janë më pak të rrezikuar që të vuajnë nga ulcera në stomak se ata që konsumojnë spec djegës më pak se 8 herë në muaj. Specin djegës mund ta konsumojnë siç është, si pluhur, salcë apo në ushqime të tjera që e përmbajnë këtë erz. • Sindroma e zorrës së irrituar. Të dhëna të hershme sugjerojnë se kjo erz e marrë nga goja nuk lehtëson simptomat e zorrës së irrituar.

• Ethe. Ka të dhëna kundërshtuese deri tani sa i përket efikasitetit të kapsicum në lehtësimin e simptomave të etheve dhe temperaturës së lartë.

• Polipe në hundë. Aplikimi i kapsicum në hundë duket se lehtëson simptomat dhe qarkullimin e ajrit.

• Vështirësi në gëlltitje. Disa njerëz, sidomos të moshuarit ose ata që kanë pësuar dikur një goditje në tru, janë më të predispozuar që të zhvillojnë “pneumoni aspirative”. Është një lloj pneumonie që zhvillohet kur një person ka vështirësi në gëlltitjen si duhet të ushqimit ose kalimin e pështymës. Ka të dhëna që sugjerojnë se tretja e një suplementi që përmban kapsaicinë në gojë para çdo vakti mund të ndihmojë të moshuarit që kanë probleme me gëlltitjen e ushqimit.

• Dhimbje të barkut

• Dhimbje të dhëmbëve

• Mpiksje të gjakut

• Temperaturë e lartë

• Të përziera

• Kolesterol i lartë

• Sëmundje të zemrës

• Dhembje të kokës të shkaktuara nga migrena

• Ngërçe muskulore

• Laringit

• Gjendje të tjera Gjithsesi, duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të përcaktuar efikasetin e kësaj erëze për këto përdorime.

Efektet anësore

Kremrat mjekësore dhe pomadat që përmbajnë ekstraktin e specit të kuq djegës janë DISI TË SIGURT për shumë të rritur kur aplikohen në lëkurë. Përbërësi aktiv tek speci i kuq djegës, kapsaicina, është aprovuar nga FDA për t’u përdorur tek produktet kozmetike, prandaj ato mund të shiten dhe pa recetë mjekësore. Disa nga efektet anësore mund të jenë acarimi i lëkurës, djegia dhe kruajtje. Speci i kuq djegës mund të shkaktojë gjithashtu djegie të syve, hundës dhe fytit. Mos e përdorni atë në lëkurë të ndjeshme dhe përreth syve. Ekstrakti i specit të kuq djegës është DISI I SIGURT për shumicën e të rriturve kur merret nga goja në periudha afatshkurtër dhe në sasi të gjendur zakonisht në ushqime. Efektet anësore mund të përfshijnë acarim të stomakut, djersitje dhe skuqje të fytyrës dhe hundës. Është NDOSHTA E PASIGURT ta përdorësh atë në doza të larta dhe për një periudhë të gjatë kohe. Në raste të rralla, mund të shkaktojë edhe efekte anësore të rënda, si probleme me mëlçinë apo veshkat. Ekstrakti i specit kuq djegës është NDOSHTA I SIGURT kur përdoret në hundë. Deri tani nuk kanë raportuar efekte të rënda anësore, megjithatë aplikimi i tij në hundë mund të jetë shumë i dhimbshëm dhe të shkaktojë teshtitje, lotim të syve dhe skuqje të hundës. Këto efekte anësore largohen menjëherë pas përdorimit të ekstraktit.

Masa paraprake dhe paralajmërime

Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji. Speci i kuq djegës është DISI I SIGURT kur aplikohet në lëkurë gjatë shtatzënisë. Megjithatë nuk ka shumë informacione në lidhje me sigurinë e tij kur merret nga goja. Qëndroni në anën e sigurt dhe mos e përdorni shumë këtë erz gjatë shtatzënisë. Nëse po e ushqeni foshnjën me gji, përdorimi i specit të kuq djegës në lëkurë është DISI I SIGURT. Por është NDOSHTA I PASIGURT për beben nëse e merrni nga goja. Janë raportuar për probleme me lëkurën (dermanit) te foshnjat që ushqehen me gji kur nënat e tyre konsumonin ushqime shumë pikante me spec të kuq djegës. Fëmijët: Aplikimi i ekstraktit të specit të kuq djegës në lëkurë për fëmijët nën moshën 2 vjeç është NDOSHTA I PASIGURT. Nuk ka shumë informacione lidhur me ushqyerjen e këtyre fëmijëve me ushqime pikante që përmbajnë spec të kuq djegës. Qëndroni në anën e sigurt duke mos u dhënë fëmijëve kësi ushqimesh. Operacion: Speci i kuq djegës mund të rrisë gjakderdhjen gjatë ose pas operacionit. Mos e përdorni atë të paktën 2 javë para një operacioni të planifikuar.

Kokaina kundërvepron me specin e kuq djegës.

Kokaina ka një sërë efektesh anësore të rrezikshme. Përdorimi i saj bashkë me specin e kuq djegës ose ekstrakte të tij mund t’i shtojë edhe më shumë këto efekte anësore, duke rritur rrezikun për atak në zemër deri në vdekje. Ilaçet që ngadalësojnë mpiksjen e gjakut (antikoagulantët) kundërveprojnë me specin e kuq djegës. Speci i kuq djegës mund të ngadalësojë mpiksjen e gjakut. Përdorimi i tij së bashku me këto ilaçe mund ta ngadalësojë edhe më shumë këtë proces, duke rritur rrezikun për gjakderdhje ose mavijosje. Disa nga ilaçet që ngadalësojnë mpiksjen e gjakut janë aspirina, diklofenaku, ibuprofeni, naproksen, dalteparin, heparin etj.

Kundërveprime më të lehta

Ilaçet për tensionin e lartë të gjakut kundërveprojnë me specin e kuq djegës Disa ilaçe për tensionin e lartë të gjakut mund të shkaktojnë kollë. Nëse përdoret një krem me spec kuq djegës së bashku me këto ilaçe për tensionin e lartë të gjakut mund ta përkeqësojë edhe më shumë kollën. Megjithatë nuk dihet nëse ky kundërveprim është një shqetësim i madh. Disa ilaçe për tensionin e lartë të gjakut janë: kaptopril (Capoten), enalapril (Vasotec), lisinopril (Prinivil, Zestril), ramipril (Altace) etj.

Dozat

Dozat e mëposhtme janë studiuar në kërkime shkencore:Aplikimi në lëkurë: Për dhimbjet e shkaktuara nga artriti, neuropatia dhe fibromialgjia: Kremrat përmbajnë përbërësin aktiv kapsaicinë dhe aplikohen zakonisht 3-4 herë në ditë. Mund të marrë më shumë se 14 ditë për shërimin e plotë. Shumica e kremrave përmbajnë 0.025% deri 0.075% koncentrate të kapsaicinës. Për dhimbjet e shpinës: janë përdorur leukoplast me përmbajtje të përbërësve të specit të kuq djegës. Ky leukoplast aplikohet çdo mëngjes dhe mbahet për 4-8 orë. Sigurohuni t’i lani duart para se të aplikoni kremra me përmbajtje të specit të kuq djegës.

Një solucion me uthull molle të holluar me ujë funksionin shumë mirë në këtë rast. Nuk mund ta hiqni plotësisht kapsaicinën vetëm me ujë. Mos përdorni ekstrakte të specit të kuq djegës afër syve ose lëkurës së ndjeshme. Mund të shkaktojë djegie. Brenda hundës: Për dhimbjet e kokës, 0.1 mL ose 100mM suspension me spec të kuq djegës, e vrimën e hundës nga ana e kokës ku keni dhe më shumë dhimbje. Një krem me përmbajtje 0.025% kapsaicinë e aplikuar për 7 ditë është përdorur për të trajtuar sulmet Kujdes me kombinimet që nuk duhen bërë me specin e kuq  akute të dhimbjes së kokës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat