Sëmundja vdekjeprurëse për të cilën nuk ka vaksinë

Shëndetësia

Sëmundja vdekjeprurëse për të cilën nuk ka vaksinë

Më: 5 mars 2018 Në ora: 17:53
Foto Ilustrim

Që nga fillimi i vitit, Nigeria është përballur me një sëmundje vdekjeprurëse. Ethet lassa është një nga sëmundjet të cilat mund të shkaktojnë epidemi të rrezikshme, për të cilën aktualisht nuk ekziston ndonjë vaksinë.

Lassa nuk është sëmundje e re, mirëpo shpërthimi që po ndodh nuk është parë ndonjëherë më parë, me një përhapje të shpejtë dhe të gjerë.

Punonjësit shëndetësor janë duke u përballur me vështirësi dhe një numër prej tyre janë edhe vetë të infektuar.

Shumica e personave që preken nga lassa kanë simptoma të lehta si temperaturë, dhimbje koke dhe plogështi. Mirëpo në rastet e rënda mund të shkaktojë ethe hemorragjike, duke shkaktuar gjakderdhje në hundë, gojë dhe pjesë të tjera të trupit.

Rreth 1% të rasteve janë fatale, ndërsa tek gratë shtatzëna ka një rrezik prej 80% që të humbin foshnjën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat