Agjërimi mund të ndihmojë me sëmundjen e Huntington

Shëndetësia

Agjërimi mund të ndihmojë me sëmundjen e Huntington

Më: 7 mars 2018 Në ora: 13:52
Ilustrim

Shkencëtaret kane zbuluar se agjërimi mund të jetë pjesë e jetesës në të ardhmen që lidhet me trajtimin e sëmundjen Huntington.

Në një studim të ri të publikuar në Acta Neuropathologica Communications, studiuesit nga Universiteti i Kolumbisë Britanike kanë manipuluar qelizat tek minjtë duke i shtyrë për t’i ngrënë proteinat e tepërta të cilat shkaktojnë simptomat e sëmundjes.

Një gjë të tillë e kanë arritur duke mos i ushqyer minjtë, gjë që bëri që qelizat e prekura nga sëmundja të fillojnë riciklimin e proteinave vdekjeprurëse.

Bashkë-autori i studimit, Dale Martin është shprehur tejet optimist me të gjeturat e studimit.

“Ka nevoje për më shumë studime megjithatë një gjë e thjeshte siç mund të jetë ndryshimi i dietës mund të sjellë përfitime tek pacientët dhe mund të jetë komplementare për tretmenet në të ardhmen” është shprehur Martin.

Sëmundja Huntington është e trashëguese dhe progresive e cila lidhet me lëvizje të pakontrolluara, me probleme emocionale dhe në të folur. Këto simptoma shkaktohen nga grumbullimi i proteinave me mutacion mHTT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat