Shkenca: Qumështi i gjirit, ilaç i mrekullueshëm kundër kancerit - Bota Sot
Shkenca: Qumështi i gjirit, ilaç i mrekullueshëm kundër kancerit

Shëndetësia

Shkenca: Qumështi i gjirit, ilaç i mrekullueshëm kundër kancerit

Më: 12 mars 2018 Në ora: 19:24
Foto Ilustrim

Prof. dr. Catharina Svanborg, mjeke imunologe nga Universiteti i Lundit, njoftoi se substanca e quajtur “Hamlet”, një ndër përbërësit e qumështit të njeriut, fillon të vrasë qelizat tumorale brenda vetëm pak ditësh...

Qumështi i gjirit është duke u cilësuar si luftues i kancerit.

Kjo pasi një studim i realizuar në Suedi ka zbuluar aksidentalisht se qumështi i njeriut përmban një substancë të quajtur “Hamlet”, e cila neutralizon qelizat tumorale.

Prof. dr. Catharina Svanborg, mjeke imunologe nga Universiteti i Lundit, njoftoi se këtë zbulim e kanë bërë teksa ishin duke hulumtuar mbi një gjeneratë të re antibiotikësh. Ajo thekson se substanca e quajtur “Hamlet” fillon të vrasë qelizat tumorale brenda vetëm pak ditësh.

Kjo substancë – vijon imunologia suedeze – është një mrekulli e vërtetë, pasi ajo i neutralizon qelizat kanceroze duke lënë të paprekura qelizat e shëndetshme, gjë që s’është arritur asnjëherë nga kimioterapia.

“Kapaciteti i Hamletit është i magjishëm. Qumështi i gjirit të nënës është kompleks proteinash, ku ajo më kryesorja është alfa-laktalbumina. Dhe, kur proteina në fjalë mbërrin në fyt, ajo transformohet në një agjent antikancer”, nënvizoi profesoresha Svanborg.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test