Nëse bëni këto 5 gjëra, mund të shmangi atakun kardiak

Shëndetësia

Nëse bëni këto 5 gjëra, mund të shmangi atakun kardiak

Më: 13 mars 2018 Në ora: 11:15
Foto Ilustrim

Sipas American Heart Association, sëmundjet e zemrës janë shkaktari kryesor i vdekjeve në SHBA. Sëmundjet e zemrës janë përgjegjëse për vdekjen e një të tretës të popullatës në të gjithë globin.

Sëmundjet e ndryshme të zemrës kanë marrë jetën e 17 milionë personave vetëm vitin e kaluar.

Shkaktarët dhe shenjat e sëmundjeve të zemrës

Sulmi në zemër ndodh kur një apo më shumë nga arteriet koronare bllokohen. Gjatë kohës, arteria koronare mund të ngushtohet nga ndërtimi i substancave të ndryshme, përfshirë kolesterolin. Kjo sëmundje e njohur si arteria koronare i shkakton më së shpeshti sulmet në zemër, transmeton Telegrafi.

Shkaktar tjetër i sulmeve në zemër është spazma e arteries koronare që e ndalon rrjedhjen e gjakut në pjesët e muskujve të zemrës. Pirja e duhanit apo drogave të ndryshme si kokaina, mund të shkaktoj spazma që e vënë në rrezik jetën.

Pesë ndryshimet në stil të jetës që mund të ndalojnë 80% të sulmeve në zemër

Një studim i bërë në Institutin Karolinska ka zbuluar se nëse i bëni shprehi gjërat e shënuara poshtë, mund të parandaloni sulmin në zemër.

– Dieta e shëndetshme

– Mos pini duhan

– Konsumimi modest i alkoolit

– Perimetër i shëndetshëm i belit

– Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik është çelësi

Aktiviteti fizik nuk është metodë sekondare, por primare për parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Një studim ka zbuluar se efektet fizike kanë jashtëzakonisht efekt të mirë në shëndetin e zemrës.

Ushtrimet e përmirësojnë metabolizmin, zvogëlojnë pezmatimet dhe e përmirësojnë shëndetin psikologjik.

Ushqimi i shëndetshëm

Ushqimi i shëndetshëm është një ndër gjërat më të rëndësishme që mund t’i bëni për t’ju shmangur sulmit në zemër.

Ushqimet që kanë përqindje të lartë të fibrave, pak yndyrë dhe përmbajnë nivel adekuat të vitaminave dhe mineraleve mund ta bëjnë tërë trupin më të shëndetshëm, përfshirë edhe zemrën.

Shmangia e konsumimit të alkoolit dhe pirjes së duhanit

Një hulumtim ka zbuluar se personat që e kishin limituar konsumimin e alkoolit kishin përjetuar më së shumti përfitime shëndetësore në zemër.

Alkooli i tepërt e rrit shtypjen e gjakut dhe nivelet e triglicerideve, e gjithashtu shton kalori, që shkaktojnë mbipeshën.

Në anën tjetër, duhani e rrit dukshëm rrezikun për hipertension, sulm në zemër, çrregullime vaskulare etj.

Këshilla për një zemër të shëndetshme:

– Aktiviteti fizik është çelësi, provoni të ecni apo të vraponi të paktën për 30 minuta në ditë

– Shmangni pirjen e çdo llojit të duhanit

– Hani ushqim organik si pemë, perime etj.

– Shmangni yndyrat, sheqerin e proceduar etj.

– Shtoni në dietën tuaj ushqimet si avokado, arrat etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat