"Trupi im ishte mbushur me kancer", rrëfimi prekës i 24-vjeçares që luftoi vdekjen

Shëndetësia

"Trupi im ishte mbushur me kancer", rrëfimi prekës i 24-vjeçares që luftoi vdekjen

Më: 14 mars 2018 Në ora: 13:35
Gjeorgjia McLennan

Gjeorgjia McLennan 24-vjec u diagnostikua me kancer pasi vuajti prej tre muajsh nga dhimbje të forta koke dhe gjoksi.

Gjatë një vizite që ajo bëri në spital, zbuloi se trupi i saj ishte mbushur me kancer.

Sëmundja kishte përparuar aq shumë, saqë mjekët i thanë se do të vdiste brenda disa ditësh

"Më vonë kuptova se do të vdisja fundjavë", tha Gjeorgjia.

Gjeorgjia tha se gjithcka filloi si dhimbje gjoksi ndërsa iu desh të durojë kimioterapi dhe injeksione spinale një herë në javë për të trajtuar kancerin.

Gjeorgjia, nga Queensland, Australi, përfundimisht u diagnostikua me kancer në shpretkën e saj dhe mëlçinë.

"Mjeku fillimisht nuk e dalloi që ishte kancer, pasi nuk i kisha të gjitha simptomat e zakonshme si humbja ekstreme e peshës, skuqjet, ethet dhe djersitjet e gjate natës", tha ajo, duke shtuar se ajo ishte aq e fryrë sa dukej si shtatzënë .

Gjeorgjia u diagnostikua me limfomën e Burkittit, një lloj kanceri që rritet me shpejtësi.

Ajo duroi tre muaj kimioterapi dhe injeksione spinale një herë në javë për të trajtuar kancerin e saj.

Në gusht, ajo kishte raundin e saj të dhjetë dhe të fundit të kimioterapisë dhe injeksione spinale dhe tani është shëruar, përcjell albeu.com

Gjeorgjia ka ndarë historinë e saj për të rritur ndërgjegjësimin për shenjat e sëmundjes me shpresën se shpëton jetën e një personi tjetër.

Limfoma e Burkitt zhvillohet në sistemin limfatik, i cili largon toksinat nga trupi dhe mbart qelizat e bardha të gjakut.

Më shpesh gjendet në stomak dhe në zorrë. 

Simptomet shpesh zhvillohen shpejt dhe përfshijnë nyjet limfatike të zgjeruara në bark, zorr dhe shpretkë ku mund të shkaktojë dhimbje të forta.

Të tjera shenja përfshijnë një ose më shumë gunga në trup, dhimbje abdominale, diarre, ënjtje të barkut, gjakderdhje nga zorra. 

Limfoma e Burkitt është një kancer i rrallë, prek 210 njerëz në Britani të Madhe çdo vit. Kjo është më e zakonshme tek fëmijët, por mund të ndodhë në çdo moshë. Sëmundja kërkon trajtim sa më shpejt që të jetë e mundur. Trajtimet e hemoterapisë dhe antitrupave janë rruga më e mirë e veprimit kur trajtohet sëmundja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat