Më shumë se gjysma e trupit tonë nuk është njerëzor

Shëndetësia

Më shumë se gjysma e trupit tonë nuk është njerëzor

Më: 12 prill 2018 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Shkencëtarët kanë konstatuar se më shumë se gjysma e trupit tonë nuk është njerëzor. Në fakt, qelizat njerëzore përbëjnë vetëm 43 për qind të numrit të përgjithshëm të qelizave të trupit tonë, dhe pjesa tjetër është koloni mikroskopike.

Shqyrtimi i këtyre gjysmave të fshehta, mikrobiomës sonë, shpejt transformohet kuptimi i sëmundjeve të ndryshme - nga alergjia deri te sëmundja e Parkinson, gjë që mund të sjellë deri te trajtimet inovative.

“Mikroorganizmat janë të domosdoshëm për shëndetin tuaj. Trupin njerëzor nuk e përbëni vetëm ju," tha Ruth Lay, drejtoreshë e mikrobiologjisë në Institutin Max Plank.

Gati çdo çarje ose hapje në trupin tuaj është i mbuluar me  organizma mikroskopikë sikurse janë baktere dhe viruse. Koncentrimi më i madh i kësaj jete mikroskopë të jetës ndodhet në errësirën e zorrëve tona në të cilat mungon oksigjeni.

“Më tepër jeni mikrob se sa njeri”, tha profesori Rob Night nga Universiteti i Kalifornisë në Diego për BBC.

BBC shkruan se lidhja jonë me mikrobima paraqet një lloj beteje. Antibiotikët dhe vaksinat shpëtojnë shumë jetë, por disa studiues kujdesen që sulmi ndaj mikroorganizmave të mos dëmtojë bakteret e mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat