Ekspertët kanë paralajmëruar se tushi i përditshëm mund të rris rrezikun për infeksione tek njerëzit.
Banjo e shpeshtë ulë hidratimin e lëkurës duke e bërë atë të thatë dhe të çarë, gjë që lejon futjen e baktereve, ka bërë të ditur ekspertja e sëmundjeve infektive Eliane Larson, nga Universiteti i Kolumbisë.
Ajo ka shtuar se shumë njerëz pastrohen më shpesh më qëllim që të ulin rrezikun e sëmundjeve, megjithatë tushi largon më shumë se sa kundërmimin.
Profesori i dermatologjisë nga Universiteti George Washington, Brandon Mitchell, ka shtuar se tushi largon vajrat natyrale nga lëkura, gjë që pengon bakteret e mira të cilat mbështesin sistemin imunitar të njerëzve.
Sipas ekspertëve mjafton që të pastroheni një apo dy herë në javë.