Si ndikon kokaina në vaginën e femrës?

Shëndetësia

Si ndikon kokaina në vaginën e femrës?

Më: 22 prill 2018 Në ora: 07:24
Ilustrim

Të gjithë e dimë se kokaina është drogë e klasit të parë, e cila është ilegale të prodhohet apo shitet pasi mund të shkaktojë shumë dëme. Është definitivisht dicka që nuk rekomandohet.

Kokaina mund të ndikojë shumë negativisht dhe në vaginën e femrës. Nëse mendoni se duke e vendosur në vaginë do ju bëjë të ndiheni shumë mirë, në fakt do të ndodhë e kundërta.

Profesori Harry Sumnall që studion këtë substancën në Universitetin e Liveropool shpjegoi se konsumimi i saj merret më tepër nga hunda sesa nga vagina. Për më tepër aty ka rreziqe të tjera.

Ai shtoi se janë të rralla rastet kur femrat vdesin për përdorim të kokainës në vaginë ndërsa kryejnë marrëdhënie seksuale. Kemi dëgjuar shpesh herë se si gratë kanë humbur jetën duke transportuar kokainë. Në fakt kjo ka ndodhur pasi ka qenë dozë tepër e lartë dhe i ka shpërthyer.

Edhe pse rreziku i vdekjes është i ulët, kjo nuk do të thotë se mund ta bëni këtë veprim. Vendosja e cdo lloj substance në vaginë mund të ndikojë në balancimin e pH duke shkaktuar irritim dhe infeksion. Gjithashtu kokaina në vaginë do ju mpijë dhe nuk do arrini të përjetoni asnjë ndjesi, prandaj nuk është aspak e këshillueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat