A rrezikoheni nga sulmi në tru? Mësoni nëse keni shenjën e Frankut

Shëndetësia

A rrezikoheni nga sulmi në tru? Mësoni nëse keni shenjën e Frankut

Më: 26 prill 2018 Në ora: 23:24
Shenja e Frankut e ka marrë emrin sipas mjekut amerikan Sanders T. Frank

Mjekët do të duhej t’i kushtonin kujdes rrudhave të pacientëve në laprën e veshit, sepse janë indikatorë të mbylljes së arterieve, porosisin shkencëtarët.

Shkencëtarët izraelitë kanë vërejtur një gjë të çuditshme.

Linja diagonale në laprën e veshit mund të tregojë rrezikun e shtuar nga sulmi në tru

Shkencëtarët izraelitë kanë studiuar 241 persona të cilët kanë pësuar sulm në tru dhe kanë zbuluar që nga 88 pacientë, 78 prej tyre kanë pasur shenja fizike, të njohura me emrin shenja e Frankut.

Konsiderohet që mbyllja e arterieve pengon furnizimin me gjak deri në laprën e veshit dhe ul elasticitetin dhe shkakton rrudha të dukshme, theksohet në konkluzionet e hulumtimit të publikuar në American Journal of Medicine.

Shkencëtarët konsiderojnë që edhe mjekët do të duhej t’i kontrollonin rrudhat në veshin e jashtëm dhe t’ia shtonin këtë simptomë listës së faktorëve ekzistues të rrezikut nga sulmi në tru.

Ato rrudha i kanë edhe Steven Spielberg dhe Mel Gibson.

Shenja e Frankut e ka marrë emrin sipas mjekut amerikan Sanders T. Frank, i cili më 1973 ka vërejtur që rrudhat në laprën e veshit janë të zakonshme te pacientët të cilët kanë angina pektoris.

Bashkë me këtë teori rrudhat janë edhe tregues i arterieve të mbyllura, mundësia tjetër është shenjë e plakjes së shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat