Ankthi rrezikon njerëzit për çmenduri

Shëndetësia

Ankthi rrezikon njerëzit për çmenduri

Më: 1 maj 2018 Në ora: 10:20
Ilustrim

Sipas një studimi të fundit të realizuar nga Universiteti i Southampton, rezulton se shqetësimet dhe ankthi rrisin tek njerëzit rrezikun për çmenduri.

Në hulumtimin e tyre raportohet se një renie e kujtestës ndodhë së paku 10 vjet pasi pacientët përjetojnë simptoma të ankthit të moderuar deri në ato më të rënda.

Ky studim madje ka specifikuar se shqetësimi dhe vështirësitë e përqëndrimit janë faktorët kyç që njeriu duhet eliminuar për të qëndruar sa më larg ankthit.

Më tej potencohet se stresi i brendshëm i shkaktuar nga ankthi mund të përshpejtojë plakjen kognitive duke çuar në çmenduri.

Rreth tre milionë njerëz në Britani mendohen të vuajnë nga ankthi.

Demenca prek rreth 850,000, me sëmundjen e Alzheimerit që përbëhet nga 60 deri në 80 për qind të rasteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat