Fëmijët nuk duhet konsumojnë lëngun e portokallit në mëngjes

Shëndetësia

Fëmijët nuk duhet konsumojnë lëngun e portokallit në mëngjes

Më: 27 maj 2018 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Nëse mendoni se lëngu i frutave është i shëndetshëm për fëmijët në mëngjes gaboheni.

Sipas dietologëve, lëngu i frutave në mëngjes nuk bën gjë tjetër veçse rrit më shumë shanset që fëmija të jetë obez në të ardhmen.

Veçanërisht kujdes duhet pasur nga lëngu i portokallit i cili nuk është i këshillueshëm t’i jepet fëmijëve në nisje të ditës.

Nëse fëmijëve u jepet lëng portokalli në mëngjes, kanë 1.5 herë më shumë shanse që të jenë mbipeshë në të ardhmen se fëmijët që nuk konsumojnë.

Kjo pasi lëngu përmban vlera të larta sheqeri dhe kalorish.

Ndaj nëse i jepni fëmijës në mëngjes lëng frutash, bëni mirë të mendoheni para se të veproni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat