Dushi i përditshëm mund të jetë i rrezikshëm për fëmijët

Shëndetësia

Dushi i përditshëm mund të jetë i rrezikshëm për fëmijët

Më: 29 maj 2018 Në ora: 14:22
Ilustrim

Nuk ka ndonjë rregull specifike sa shpesh fëmijët duhet të bëjnë dush, mirëpo përveç se ta njihni llojin e lëkurës së fëmijëve, është mirë që të lexoni edhe pak këshilla nga ekspertët përmes këtij artikulli.

Është shumë praktike dhe e thjeshtë. Nëse vëreni se fëmija juaj kundërmon nga loja apo aktivitetet që ka zhvilluar jashtë, atëherë duhet të pastrohet.

Mirëpo, nëse nuk janë ndotur edhe aq nga loja, ekspertët rekomandojnë që dushi të bëhet së paku dy herë në javë për fëmijët e moshës 6-11 vjeçare.

Sistemi i tyre i vogël imun ka nevojë për pak papastërti, bakterie, dhe dozë të vogël të viruseve.

Dushi i përditshëm rrit rrezikun për marrjen e infeksioneve, zvogëlon hidratimin e lëkurës, duke e bërë atë të thatë dhe të çarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat