Vitamina C është mrekulli për zemrën: I parandalon sëmundjet e artereve dhe i forcon muret e enëve të gjakut

Shëndetësia

Vitamina C është mrekulli për zemrën: I parandalon sëmundjet e artereve dhe i forcon muret e enëve të gjakut

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 17:31
Ilustrim

Shumë njerëz mendojnë se vitamina C është nutrient i parëndësishëm, por asgjë nuk mund të jetë më e pavërtetë se ky deklarim.

Vitamina C, ndryshe njohur si acidi askorbik, është një nga antioksiduesit më të mirë. Kjo vitaminë ishte bërë e famshme nga puna e Linus Pauling, dy herë fitues i çmimit Nobel, i cili kishte hulumtuar përfitimet shëndetësore të vitaminës C.

Deri tani, ndoshta më shumë hulumtime janë kryer për përfitimet shëndetësore të vitaminës C sesa të çfarëdo lloj nutrienti tjetër.

Ndonëse ka shumë përfitime shëndetësore, sot po ju sjellim vetëm efektet që vitamina C i ka në shëndetin e zemrës.

Efektet e vitaminës C në shëndetin e zemrës:

– I parandalon sëmundjet koronare të artereve duke i rritur nivelet natyrale të glutationit, i cili i mbron arteret

– I forcon muret e enëve të gjakut duke mundësuar sintezën e kolagjenit në indet lidhëse të mureve arteriale.

– E përmirëson zgjerimin e enëve të gjakut dhe rrjedhimisht parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Varësisht nga mosha që keni, ekspertët rekomandojnë të merrni 1,000 mg vitaminë C në mëngjes, por gjithashtu të hani edhe ushqime të pasura me vitaminë C, si brokoli, domatet, dredhëzat, portokajtë, etj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat