Ndikimi i frikshëm në trurin e fëmijëve nga ndotja e ajrit

Shëndetësia

Ndikimi i frikshëm në trurin e fëmijëve nga ndotja e ajrit

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 13:34
Ilustrim

Ekspozimi ndaj agjentëve atmosferik të ndotur gjatë shtatzënisë, mund të frenojë rritjen dhe zhvillimin e trurit të fëmijës.

Simptomat e këtij çrregullimi janë të vështira për t’u llogaritur, por një studim i botuar në revistën shkencore “Epidemiology”, i zhvilluar nga Instituti i Shëndetësisë Globale në Barcelonë të Spanjës, ka mbledhur të dhënat e 30 mijë fëmijëve, në shtatë shtete të Evropës.

Bëhet fjalë për shtete të ekspozuara ndjeshëm ndaj oksidit të azotit dhe mikropluhurat PM10 dhe PM2, gjatë fazës së shtatzënisë.

Për të llogaritur ekzistencën e sindromës ADHD, fëmijët iu nënshtruan disa testimeve nga prindërit, në prani të mësuesve.

Joan Forns, autor kryesor i studimit, thotë se, “Rezultatet tona tregojnë se ekspozimi ndaj ndotjes atmosferike mund të kenë efekte të dëmshme në zhvillimin neuro-psikologjik, sidomos tek fëmijët e prirur gjenetikisht. Do të vazhdojmë të studiojmë rolin e ndotjes atmosferike, për të përjashtuar lidhjen e saj me sindromën ADHD (hiperaktivitet dhe vështirësi përqendrimi) tek fëmijët dhe për të kuptuar çrregullimet e tyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat