Kjo sëmundje e rëndë shkaktohet nga herpesi?

Shëndetësia

Kjo sëmundje e rëndë shkaktohet nga herpesi?

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 13:20
Ilustrim

Hulumtimet e fundit kanë treguar se disa viruse, dhe sidomos dy lloje të herpesit, mund të shkaktojnë sëmundjen e Alzheimerit.

Nëse kjo konfirmohet, mund të ndryshojë plotësisht drejtimin e hulumtimit dhe të hapë rrugën për forma të reja të trajtimit dhe të lëvizë me metodat e diagnostikimit të sëmundjes, shkruan New York Times.

Megjithatë, kjo teori kontroverse e sëmundjes së Alzheimerit shpesh është hedhur poshtë nga ekspertët, por një studim i ri mund të ndryshojë mendimin e tyre.

Hulumtimi në të cilin u përfshinë 950 njerëz, ka dhënë dëshmi bindëse për idenë se viruset janë të përfshira me të vërtetë në zhvillimin e Alzheimerit, dhe në veçanti dy lloje të herpesit që shumica e njerëzve marrin si fëmijë dhe pastaj pushojnë për vite me radhë në trup.

Ky studim, i botuar në revistën Neuron, zbuloi se viruset ndikojnë në gjenet e lidhura me Alzheimer dhe mund të luajnë një rol në atë se si sëmundja zhvillohet dhe përparon.

Shkencëtarët thonë se nuk kanë konfirmuar se këto viruse shkaktojnë sëmundjen e Alzheimerit, por kërkimet e tyre sugjerojnë se viruset mund të shkaktojnë një përgjigje të sistemit imunitar që do të rriste akumulimin e amiloidit ose proteinave në trurin e njeriut që formon pllakat karakteristike të kësaj sëmundjeje.

"Këto viruse janë ndoshta lojtarë të rëndësishëm në aktivizimin e sistemit imunitar në Alzheimer. Mendoj se ata janë si benzina në flakët e një patologji që nxitet nga imuniteti", tha Joel Dadley, shef i studimit nga Fakulteti i Mjekësisë në Maunt Sinai në Nju Jork.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat