Shtatë korriku dita botërore e çokollatës, 7 arsyet përse duhet të hani çdo ditë nga pak

Shëndetësia

Shtatë korriku dita botërore e çokollatës, 7 arsyet përse duhet të hani çdo ditë nga pak

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 15:49
Ilustrim

Shtatë korriku është dita botërore e çokollarës ! Nëse prej kohësh e kufizoni vetën nga ky “mëkat iëmbël” që tani do të mësoni që nuk është edhe aq mëkat të hash çokollatë, duhet të dini se kjo e fundit vjen me shumë përfitime për organizmin! Sot në ditën botërore të saj blini një çokollatë dhe hajeni teksa lexoni se çfarë dobish shëndetësore ju sjell . Ju këshillojmë të konsumoni çokollatën e zezë sepse ajo është më e shëndetshmja.
1.Çokollata mbron nga hemoragjia cerebrale 
Nga një studim suedez i vitit 2011, rezultoi se femrat që konsumojnë më shumë se 45 gramë çokollatë në javë kanë 20% më pak mundësi të preken nga hemorragjia cerebrale sesa femrat që konsumojnë më pak se 9 gramë çokollatë. 
2.Çokollata përmirëson funksionimin e zemrës 
Një nga arsyet përse çokollata e zezë është veçanërisht e shëndetshme për zemrën është aftësia e saj për të luftuar inflamacionin. Kjo redukton dhe rreziqet kardiovaskulare. 
3.Çokollata lufton diabetin 
Nga një studim italian i vitit 2005, rezultoi se ngrënia e rregullt e çokollatës rrit prodhimin e insulinës, duke reduktuar kështu rrezikun e diabetit. 
4.Çokollata mbron lëkurën 
Harrojini ato që keni dëgjuar se çokollata ju shkakton akne. Çokollata e zezë në fakt ju bën mirë për lëkurën. Antioksidantët flavonoidë që gjenden te çokollata e zezë, ju ofrojnë mbrojtje nga rrezet ultravioletë të diellit. Por kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë nga kremi mbrojtës.
5.Çokollata përmirëson humorin 
Nuk mund ta mohoni që ngrënia e ëmbëlsirave ju bën të ndiheni mirë. Shijimi i ushqimit është pjesë e kënaqësive të jetës, thek¬son redaktorja e “HuffPost Healthy Living”, Dr. Patricia Fitzgerald. Konsumuesit e çokollatës gjithashtu rapor¬tojnë se ndihen më pak të stresuar. 
6.Çokollata përmirëson qarkullimin e gjakut 
“Kakaoja ka aftësi anti-koaguluese, hollon gjakun dhe ka efekte të ngjashme me aspirinën”, shkruan doktoresha Fitzgerald. Kjo ndihmon në presionin dhe qarkullimin e gjakut. 
7 .Çokollata të bën më inteligjent 
Rritja e presionit të gjakut që shkon drejt trurit, i shkaktuar nga flavanoli që ndodhet në kakao, duket se i bën njerëzit të ndihen më inteligjentë dhe, sipas një studimi britanik, përmirëson aftësitë përllogaritëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat