Çfarë i shkakton parazitët e kokës tek fëmijët, si t'i eleminoni me dy metoda 100% natyrale

Shëndetësia

Çfarë i shkakton parazitët e kokës tek fëmijët, si t'i eleminoni me dy metoda 100% natyrale

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 13:01
Ilustrim

Edhe pse vitet e fundit nuk flitet shumë për to, ndonëse për hir të së vërtetë nuk është gjë e bukur për t’u diskutuar, parazitët e kokës vazhdojnë të mbeten makthi i të gjitha mamave që kanë fëmijë të vegjël, por edhe ne të rriturve. Ndoshta ju mund të jeni nga ata që nuk kanë patur kurrë thërriza e morra në jetë, ok, dyshojmë pak për këtë, por janë të shumtë njerëzit që kanë probleme me këto insekte, me gjatësi nga 2-4 mm që jetojnë dhe shumëfishohen në skalpin e kokës. Ata mund të shfaqen gjithashtu në vetulla dhe qerpikë. Përhapen nga kontakti i drejtpërdrejtë me njeriun ose nëpërmjet rrobave dhe çarçafëve. Përpara se të akuzoni veten dhe fëmijët, apo të harxhoni shumë para në farmaci njihuni me dy trajtimet.

1.Vaj ulliri: Mund t’ju duket e çuditshme që të gjeni pikërisht këtë produkt aq të çmuar të kuzhinës mesdhetare në krye të listës së trajtimeve natyrale, por vaji i ullirit përveç se i bën ushqimet më të shijshme, apo i jep shkëlqim fytyës e trupit, ndihmon edhe në eleminimin e parazitëve të kokës. Në përgjithësi priremi të mendojmë se janë acidet yndyrore që stimulojnë dhe shumëfishojnë thërrizat dhe morrat, por në të vërtetë është krejt e kundërta. Kujdes, ai nuk duhet përdorur kurrë vetëm, por i shoqëruar me vaj esencial si vaji i pemës së çajit ose vaj i lavandës. 

Në një filxhan shtoni 4 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër dhe 5 pika nga një prej vajrave të mësipërm. Krihni flokët me krehër druri me dhëmbza të holla dhe më pas lyeni, nga rrënja tek majat me përzierjen e mësipërme. Mbështillini kokën me qese për 10-12 orë. Këshillohet që ta bëni këtë trajtim para gjumit, e ta vazhdoni edhe pas zgjimit. Do të ndieni fillimisht kruajtje, por nuk duhet kurrsesi të prekni kokën. Të nesërmen të gjithë parazitët do të kenë ngordhur.

2.Uthull molle: Krahas vajit të ullirit, uthulla e mollës është produkti tjetër që eleminon një herë e mirë parazitët e kokës. E pasur me calcium, magnez, potas, fluor, fosfor, acid cektik, pektikë, vitamina A,B, C dhe E, ajo është një ndër ilaçet e gjyshes që nuk dalin kurrë nga moda. Merrni një gotë gjelle me uthull molle dhe vendoseni në zjarr derisa të vlojë e të nxjerrë bulëzat e para. Më pas, merreni ashtu siç është dhe bashkojeni me 1 litër ujë të ftohtë. Lagni komplet kokën me të dhe krihini disa herë flokët, gjatë ditës. Do të habiteni me rezultatin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat