Vaji i peshkut nuk parandalon sëmundjet e zemrës

Shëndetësia

Vaji i peshkut nuk parandalon sëmundjet e zemrës

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 07:13
Ilustrim

Konsumimi i Omega 3, suplemente të vajit të peshkut, shpesh është përshkruar si një mënyrë e thjeshtë për të mbrojtur zemrën.

Megjithatë ekspertët kanë deklaruar se ka prova të cilat tregojnë se përfitimet nuk janë kaq të mëdha.

Në një studim ku janë shikuar mbi 100,000 persona është gjetur se nuk ka prova që tregojnë se vaji i peshkut parandalon sëmundjet e zemrës.

Ekspertët kanë thënë se gjasat për ndonjë përfitim nga konsumimi i vajit të peshkut janë një në një mijë.

Megjithatë përdorimi i vajit të peshkut rekomandohet për një dietë të shëndetshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat