Telefonat e mençur po vrasin memorien e adoleshentëve

Shëndetësia

Telefonat e mençur po vrasin memorien e adoleshentëve

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 20:13
Ilustrim

Hulumtimet e reja tregojnë se rrezatimi nga telefonat e mençur po ndikon negativisht në memorien e adoleshentëve, duke ju shkaktuar atyre humbje afatshkurtër të kujtesës.

Shqetësimi është se rrezatimi i një periudhe njëvjeçare mund ta dëmtojë mjaftueshëm pjesën e trurit që interpreton imazhet dhe format.

Sipas një studimi, që u publikua të hënën, hulumtuesit kanë gjetur se ekziston një ndikim negativ në performancën e kujtesës pas ekspozimit ndaj rrezatimit të radiofrekuencave elektromagnetike (RF-EMF), shkruan Fox News.

“RF-EMF që absorbohet nga truri është përgjegjëse për dëmtimin e fushës së kujtesës në tru’’ ka thënë Martin Röösli, Shef i Ekspozimeve Mjedisore dhe Shëndetësisë në Institutin Zviceran të Shëndetit Publik, në një deklaratë.

Ky hulumtim u krye nga shkencëtarët e Institutit Zviceran ku u studiuan zakonet e 700 adoleshentëve në Zvicër, midis moshës 12 dhe 17 vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat