Kjo sëmundje e frikshme e mushkërive po vret gratë

Shëndetësia

Kjo sëmundje e frikshme e mushkërive po vret gratë

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 07:33
Ilustrim

Kanceri i mushkërisë po përhapet më shumë tek femratse te meshkujt, ka zbuluar një studim i ri. 

Shkencëtarët kanë zbuluar se gjatë dy dekadave të fundit, numri i rasteve me kancer të mushkërisë te grupmosha e 35-54 vjeçarëve ka rënë. Por, kjo rënie është më e dukshme tek meshkujt, ndërsa propabiliteti i sëmundjes është më i lartë tek gratë hispanike dhe pa ngjyrë, të lindura në mesin e viteve ’60.

Pyetja është: Përse ky shtim i rasteve me kancer të mushkërisë tek femrat?

“Incidenca e lartë tek femrat nuk shpjegohet plotësisht nga duhanpirja”, thotë dr.Ahmedin Jemal, nga Shoqata Amerikane e Kancerit.

Rreth 85% e rasteve me kancer të mushkërive në SHBA lidhen me duhanpirjen, sipas Jemal. Prandaj është logjike të mendojmë që zakonet e duhanpirjes nuk janë të vetmet që kanë ndikuar në këtë shtim të rasteve të kancerit të mushkërisë tek femrat.

Llojet e kancerit të mushkërisë zakonisht janë të ndryshme nga meshkujt tek femrat. Një formë e quajtur adenokarcinoma është më e përhapur tek femrat dhe rreziku për zhvillimin e këtij lloji kanceri zakonisht ulet më pak tek ish-duhanpirësit, krahasuar me format e tjera të sëmundjes.Disa studime sugjerojnë se gratë janë më vulnerable biologjikisht ndaj efekteve dëmtuese të pirjes së duhanit. Pavarësisht të gjitha shpjegimeve, mesazhi është i qartë: Hiqni dorë nga duhani sa më shpejt të jetë e mundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat