Depresioni tek fëmijët, pse ndodh dhe si kalohet

Shëndetësia

Depresioni tek fëmijët, pse ndodh dhe si kalohet

Më: 29 korrik 2018 Në ora: 00:13
Ilustrim

Zonja Li është një mike e imja në fushën psikologjike dhe diskutojmë shpesh për probleme të ndryshme psikologjike. Në një mëngjes, ajo më telefonoi për ndihmë: "Nipi im 9 vjeç nuk kishte dëshirë të shkonte muajin e fundit në shkollë, pasi ai nuk arrinte të kapte shokët në mësime. Ai nuk kishte oreks dhe flinte shumë vonë. Në shumicën e kohës, ai luante lojëra në celular ose në internet deri vonë. Në të kaluarën, atij i pëlqente që të vinte për qejf në shtëpinë time, por nuk erdhi këtu për një kohë të gjatë. Ai mërzitej shpesh për probleme të vogla dhe shpesh thoshte se jeta nuk ka asnjë kuptim dhe vdekja është më e mirë se mbijetesa.

Zonja Li u merakos shumë për nipin e saj dhe u çudit për simptomat e këtij fëmije. Nga përshkrimet që më bëri, konstatova se nipi i saj ishte prekur nga depresioni dhe iu sugjerova prindërve të shkojnë tek një psikolog fëmijësh për ndihmë profesionale.

Përqindja jo e ulët e depresionit të fëmijës

Shumë prindërit nuk i kuptojnë arsyet e depresionit të fëmijës. Ata mendojnë se fëmijët janë naivë, nuk interesohen për ushqimet, për shtëpinë, për shpenzimet e jetës, për marrëdhëniet e ndërlikuara shoqërore, për punët e kompanisë dhe ato shtëpiake. Përse preken fëmijët nga depresioni?

Sipas të dhënave, përqindja e depresionit tek fëmijët është shumë e lartë dhe barazon atë të të rriturve. Në Australi, përqindja e depresionit të fëmijës është 12.1%; në Suedi 11.4%; ndër fëmijëve nën 13 vjeç, përqindja e depresionit arrin në 10%.

Depresioni shfaqet më së shumti në periudhën fillestare të adoleshencës dhe tek djemtë kjo sëmundje shfaqet më herët, 1 apo 2 vjet më herët se tek vajzat.

Fenomenet më të shpeshta të depresionit të fëmijës janë pesimizmi, rënia e energjisë, vështirësi në përqendrim, humbja e interesit për aktivitete që më parë i pëlqenin, shtim i ndjenjës së vetë-fajësimit dhe pavlefshmërisë etj.

Nga fëmijëria deri në adoleshencë, niveli i depresionit te vajzat rritet dukshëm. Para adoleshencës, niveli i depresionit tek djemtë është më i lartë sa tek vajzat. Pas adoleshencës, rezultati është i kundërt. Kjo lidhet me ndryshimet fiziologjike të trupit të vajzës në adoleshencë dhe presioni i sjellë nga këto ndryshime.

Prandaj, nëse keni djem në familje të moshës 11-12 vjeç, duhet t'i kushtoni vëmendje të madhe ndryshimit të humorit të tyre. Ndërsa për vajzat, duhet t'i kushtoni vëmendje të madhe shëndetit psikologjik në periudhën e adoleshencës.

Përse preken fëmijët nga depresioni ?

1. Gjenetika

Sipas opinioneve nga fusha e gjenetikës, përqindja e depresionit të personave nga familja me historinë e depresionit është 8-20 herë më të lartë se tek njerëzit e zakonshëm. Nëse ata kanë lidhje më të ngushtë të gjakut, përqindja e depresionit do të jetë më e lartë.

Prindërit që janë agresivë, bëjnë kritika, refuzime, armiqësi etj ndaj fëmijës mund të shkaktojnë ose të përkeqësojnë fenomenet e depresionit të fëmijëve dhe të adoleshentëve. Për të shmangur këtë gjendje, prindërit duhet t'iu japin fëmijëve më shumë mbështetje dhe ngrohtësi. Nëse nënat kanë ndjeshmëri të lartë për fëmijët, mund të ulen fenomenet dhe përqindja e depresionit të fëmijës.

2. Metodat e arsimit dhe cilësia e martesës së prindërve

Në familje, marrëdhënia mes fëmijës dhe nënës shkakton ndikim më të madh për depresionin e fëmijës. Nëse prindërit kanë vetë-kontroll të dobët psikologjik dhe shprehin zemërimet, pakënaqësitë dhe ankesa të ndryshme ndaj fëmijëve të tyre, atëherë këta të fundit do të preken më shpejt nga depresioni. Në klinikën e psikologjisë së fëmijës, ishte një fenomen i zakonshëm që nëna e pacientit të vogël të pranonte trajtimet mjekësore nëpër ilaçeve kundër ankthit dhe depresionit.

Nëse prindërit divorcohen shtohet përqindja e mundësisë së prekjes së fëmijëve nga depresioni. Vajzat janë më të ndjeshme dhe preken më lehtë se djali nga divorci i prindërve. Por me kalimin e kohës, pas 2 vitesh nga divorci, bie rreziku i depresionit. Me pak fjalë, nëse marrëdhënia e prindërve është thyer dhe nuk mund të riparohet, mënyra më e mirë është dhënia fund e saj, sesa të ketë grindje dhe armiqësi mes dy prindërve.

3. Qëndrimi afatgjatë në konvikt dhe ndryshimi i shpeshtë i shkollave

Kur fëmijëve u mungojnë përkrahjet nga shoqëruesit, mësuesit dhe miqtë, ata mund të preken më shpejt nga depresioni. Ata mund të preken nga ndjenja e vetmisë, për shkak të mungesës së miqve. Marrëdhëniet jo të mira me shokët mund të shkaktojnë pakënaqësi tek fëmijët në shkollë. Kur mjedisi i tyre i jetës ndryshohen për shkak të banimit, jetesa në konvikt, transferimit të shkollës dhe shtëpisë etj, do të shtohet risku i prekjes me depresion.

Sipas të dhënave nga klinika e psikologjisë, shumë fëmijë që e vizituan këtë klinikë ishin rritur në familje të tjera apo konvikte para moshës 3 vjeçare. Prandaj, duhet të shmangim largimin e fëmijëve në moshë të vogël.

4. Mungesa e vetëbesimit dhe mbyllja në vetvete

Duke folur për elementet e karakteristikave, fëmijët me varësi të lartë nga të tjerët, niveli i ulët i vetë-respektit, autokritikës, mbyllja në vetvete, mospërshtatja e mirë me mjedisin, luhatjet e shpeshta të humorit, mungesa e iniciativës mund të ndikojnë tek prekja nga depresioni.

Kur përballojnë goditje të jashtme, disa fëmijë do të bëjnë auto-kritikë dhe do ta mohojnë veten. Nëse kjo situatë vazhdon për një kohë të gjatë, këta të rinj do të preken më shpesh nga depresioni.

5. Dobësimi i trupit ndikon tek humori

Shëndeti fizik është bazë e shëndetit psikologjik. Fëmijët me nivel të ulët të shëndetit fizik mund të kenë më shumë probleme me depresionin.

Sëmundjet e trupit mund të formojnë ndikimet e ndryshme për fëmijët. Procesi i trajtimit të sëmundjeve do të çrregullojë seriozisht rendin e mësimeve dhe të jetës normale të fëmijës. Fëmijët e sëmurë do të përballen me zhgënjim dhe kufizim. Këta fëmijë do të kenë ndjenjën e mungesës së vetëbesimit, ankthit, izolimit etj, të cilat do të ndikojnë gradualisht tek zhvillimi i karakteristikave të fëmijëve.

Në krahasim me të rriturit, depresioni i fëmijëve nuk shfaqet me fenomenet tipike dhe mund të shpjegohet si "shqetësimet e adoleshencës". Tek personat që mungojnë njohuritë psikologjike mund të mendojnë se faza e shqetësimeve të adoleshencës mund të kalohet shumë shpejt pas inkurajimeve dhe sugjerimeve të përshtatshme.

Por sipas përvojës klinike, depresioni i fëmijëve mund të shfaqet me fenomenet më serioze dhe të zgjasë për një kohë më të gjatë. Luhatjet e humorit të fëmijëve mund të jenë më të shpejta. Efektet e ilaçeve kundër depresionit ndaj fëmijëve janë më të dobëta. Vetëvrasja është bërë arsyja e parë e vdekjes së fëmijëve.

Prandaj, duhet të zbulojmë sa më parë depresionin e fëmijëve dhe të shmangim elementet e ndryshme që shkaktojnë depresionin e fëmijëve.

Marrëdhënia shumë e rëndësishme mes nënës dhe foshnjës

Faza foshnjore është periudhë shumë e rëndësishme e formimit të marrëdhënies mes nënës dhe foshnjës, që është marrëdhënia e parë shoqërore e njeriut. Kjo marrëdhënie është baza e rëndësishme për formimin e sigurisë dhe besimit. Mjedisi i pasigurt në fazën e parë mund të shkaktojë karakteristikat e ankthit dhe depresionit të fëmijëve, të cilat mund të zgjaten deri në periudhën e adoleshencës dhe kur rriten.

Dashuria dhe vlerësimet pozitive në procesin e rritjes së fëmijëve

Dashuria, trajtimi i mirë, respekti ndaj fëmijëve është shumë i rëndësishëm. Këto veprime mund t'i ofrojnë fëmijës ndjenjën e sigurisë dhe të jenë një burim i rëndësishme i vlerës së fëmijës.

Çdo person dëshiron që marrë dashuri dhe vlerësime pozitive nga të tjerët, veçanërisht nga personat e rëndësishëm, si prindërit, mësuesit etj. Nëse fëmijës i mungon dashuria, ai do të ketë më shumë vështirësi për të mësuar komunikimet shoqërore pozitive. Prandaj, prindërit duhet të njohin nevojat e brendshme të fëmijëve, duhet të dëgjojnë fjalët e tyre dhe t'u përgjigjen pyetjeve të tyre. Dhënia e dashurisë ndaj fëmijëve është një proces i gjatë. Prindërit duhet t'i kushtojnë vëmendje të madhe këtij procesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat