Mënyra alternative për trajtimin e djegieve të lëkurës

Shëndetësia

Mënyra alternative për trajtimin e djegieve të lëkurës

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 08:19
Ilustrim

Mund t’i gjeni lehtësisht dhe nuk kushtojnë shumë.

Qumësht
Proteinat e qumështit janë jashtëzakonisht qetësuese për djegiet e çdo lloji. Përzieni një pjesë të qumështit me ujë dhe një grusht kubash akulli. Thithni lëngun me një fasho të pastër dhe mbajeni në zonën e djegur për 15-20 minuta.

Kos
Vendoseni në lëkurë dhe shpërlajeni. Nëse është e nevojshme aplikojeni disa herë.

Çaj
Zieni pak caj dhe lëreni të ftohet. Kur të jetë ftohur lyeni një fasho me çaj dhe aplikojeni në lëkurë.

Tërshërë
Vëndosni tëshërë në ujë dhe me anë të një fashoje lyeni sipërfaqen e djegur.

Drithëra prej misri
Formoni një pastë të lëngshme me drithëra dhe ujë dhe aplikojeni në lëkurë.

Uthull
Bëni dush dhe ndërkohë derdhni rreth gjysmë shisheje me uthull molle në zonën e djegur.

Perime të ngrira
Merrni një qese me bizele të ngrira dhe mbajeni ku jeni djegur.

Domate
Shtypini domatet përmes një site për të mbledhur lëngun, pastaj thithni lëngun me një fasho të pastër dhe aplikojeni ku jeni djegur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat