Si ndikon në shëndet muzika e Mozartit

Shëndetësia

Si ndikon në shëndet muzika e Mozartit

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Mes muzikës së Mozartit dhe shëndetit të njeriut, ekziston një lidhje. Kjo është vërtetuar nga mjekët e Spitalit Mbretëror për Sëmundjet e Fëmijëve, në Edinburg. Ata kanë zbuluar se dëgjimi i Mozartit ndikon tek fëmijët.

Këta të fundit kanë një rënie të aktivitetit epileptik në tru në momentin që janë duke dëgjuar muzikën e kompozitorit austriak. Studimet dolën në konkluzionin se fëmijët e moshës 2 vjeç deri në 18 vjeç që dëgjojnë Mozartin, kanë tendencë për të reduktuar rrezikun e goditjeve epileptike në tru. 45 fëmijë u vendosën që të dëgjonin 5 minuta muzikën e Mozart dhe aktiviteti i trurit të tyre u mat.

Rezultatet treguan reduktim të ndjeshëm në frekuencën e shkarkimeve epileptike në tru gjatë kësaj kohe. Megjithatë nuk është e qartë se si muzika ka një efekt të tillë. Një teori është se muzika e Mozart ka një model unik të ritmit që ndikon në aktivitetin e trurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat