E vërteta mbi ëndrrat

Shëndetësia

E vërteta mbi ëndrrat

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 06:21
Ilustrim

Është e mundur që ju të kontrolloni ëndrrat tuaja, dhe t`i përdorni ato për të rregulluar humorin. Përderisa Frojdi i quajti ato si rruga mbretërore ndaj të pandërgjegjshmes, shkencëtarët mendojnë se koha e gjumit është një lloj joga psikologjike, që është vitale për mirëqënien emocionale dhe shëndetin.

Njerëzit të cilët kujtojnë ëndrrat e tyre, shërohen më shpejt nga depresioni pas divorcit, dhe madje edhe ëndrrat e këqija kanë një funksion të dobishëm, duke na lejuar emocionet negative të kanalizohen. T`i kushtoni vëmëndje ëndrrave tuaja, ju ndihmon të zgjidhni probleme, të luftoni frikën dhe të përmisoni jetën tuaj.

Pse nuk i mbajmë mend ëndrrat?
Studiuesit vlerësojnë se 95% ose më shumë e materialit të ëndrrave harrohet pasi ato zbehen shpejt pasi ne të zgjoheni. Deri në 90 për qind e përmbajtjes së tyre humbet brenda 10 minutave.

Pse disa ëndrra duken aq reale aq sa duket sikur kemi qarë apo qeshur?
Disa zona të trurit të cilat proçesojnë emocionet dhe imazhet, janë më tepër aktive gjatë gjumit, një arsye pse ëndrrat duken aq të gjalla duke na dhënë dhe emocione të forta. Ëndrrat duken më reale gjatë fundit të gjumit të natës, një arsye më tepër pse ëndrrate gëzueshme apo të trishtuara na zgjojnë pupthi dhe për këtë arsye ëndrrat e gjumit janë më të memorizueshme.

Parashikojnë ëndrrat të ardhmen?
Ëndrrat kryesisht nxjerrin frikën e pandërgjegjshme, shpresat, disa prej të cilave mund të realizohen, e ndonjëherë ato mund të shprehin ndonjë vizion për të ardhmen, gjë që lidhet me intuitën e personit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat