Nëse bën një frymëmarrje të thellë, çliron tensionin në bark - Bota Sot
Nëse bën një frymëmarrje të thellë, çliron tensionin në bark

Shëndetësia

Nëse bën një frymëmarrje të thellë, çliron tensionin në bark

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 07:35
Ilustrim

Studime shkencore kanë vërtetuar tashmë se një frymëmarrje korrekte vepron në sistemin nervor parasimpatik, i cili rregullon përgjigjet e pavullnetshme të trupit ndaj stimujve.

Veprim mekanik, me të mira psikologjike, për të favorizuar çlodhjen. Ngadalëson ritmin respirator, të rrahurat e zemrës dhe pakëson tensionin muskulor, që janë shpesh thelbi i ngërçeve.

Shtrirë me kurriz në tokë, këmbët të qeta, të mbështetura në mur ose me një jastëk nën gjunjë, merr frymë me hundë, mbaje frymën dhe kur dëshiron, nxirre frymën ngadalë (gjithmonë nga hunda).

Qëndro pas nxjerrjes së frymës derisa të ndiesh nevojën për t’u rimbushur me frymë. Përsërite 5 – 7 herë.

Më pas me pëllëmbët e duarve, masazhoni barkun butë. Mbi kërthizë lëvizi në drejtim të akrepave të orës, në drejtim majtas, më pas poshtë dhe më pas djathtas. Për 2 minuta.

Frymëmarrja na ndihmon të lehtësojmë dhimbjen, sepse të gjithë e kemi provuar se kur jemi nën efektin e dhimbjeve mbajmë frymën, shtrëngojmë muskujt dhe e ndihmojmë dhimbjen me shumë në efektin e vet.

Gjatë ushtrimit të frymëmarrjes së thellë, lëvizja e diafragmës masazhon stomakun, pankreasin, zorrën e hollë dhe mëlçinë, ndërsa lëvizja sipër e saj masazhon edhe zemrën. Frymëmarrja e kontrolluar forcon muskujt e barkut.

Forcohet sistemi imunitar sepse oksigjeni që udhëton nëpërmjet qarkullimit të gjakut lidhet me hemoglobinën në rruazat e kuqe të gjakut duke pasuruar gjakun më lëndë ushqyese dhe vitamina.

Përmirësohet sistemi nervor sepse truri, shtylla kurrizore dhe nervat marrin më shumë oksigjen, duke përmirësuar shëndetin.

Mbi të gjitha na përmirëson gjendjen shpirtërore!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...