Aktiviteti fizik përmirëson fertilitetin femëror - Bota Sot
Aktiviteti fizik përmirëson fertilitetin femëror

Shëndetësia

Aktiviteti fizik përmirëson fertilitetin femëror

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 06:43
Ilustrim

Një studim i publikuar në “Fertility Road magazine”, konstaton se një aktivitet i lehtë fizik do të përmirësonte edhe mundësinë për të mbetur shtatzënë.

Aktiviteti fizik është i domosdoshëm jo vetëm për mirëqenien fizike dhe gjendjen tonë emocionale, por studime të reja konstatojnë se një aktivitet i lehtë fizik do të përmirësonte edhe mundësinë për të mbetur shtatzënë.

Për ta vërtetuar, studimi u testua në një hark kohor prej 5 vitesh tek një grup femrash, i cili pati rezultate të kënaqshme.

Ky studim u vlerësua dhe më pas u publikua në një nga magazinat më të famshme, e profilizuar në fushën e fertilitetit dhe sterilitetit, “Fertility Road magazine”. Sipas kësaj magazine, u pa një lidhje shumë e fortë midis aktivitetit fizik dhe fekondimit femëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...