Nëse shkelni iriqin e detit, çfarë duhet menjëherë të bëni!

Shëndetësia

Nëse shkelni iriqin e detit, çfarë duhet menjëherë të bëni!

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Fshihen në mënyrë të përsosur në ujë dhe në breg, kur i vëreni, zakonisht është vonë.

Iriqët e detit kanë formë të rrumbullakët, e gjithë sipërfaqja e trupit u është e mbuluar me gjemba. Në det fshihen goxha mirë, mirëpo nëse shkelim mbi ta, përfundojmë me këmbën plot gjemba të imtë të thyer.

Meqenëse fjala është për depërtim të vogël në sipërfaqe të lëkurës, vendi i therjes bëhet dhembshëm, shpesh i skuqur, por mund të ënjtet seriozisht.

Eliminimi i gjembave është proces i dhimbshëm dhe i paevitueshëm, mirëpo nëse dëshironi t’i shmangni problemet e tjera, duhet patjetër të jeni shumë të kujdesshëm.

Njerëzit më së shpeshti therin shputat, por shumë rrallë pjesët e tjera të këmbëve apo të duarve.

Gjithmonë këshillohet që më parë të kërkojnë ndihmën e mjekut. Megjithatë, kjo ndihmë ndonjëherë është e pamundshme.

Njerëzit pushimet verore i kalojnë në ishull, ose në vende të vogla. Ndodh që të jeni të detyruar të reagoni vetë. Thjesht, duhet diçka të bëni në mënyrë që të shmanget reaksioni inflamator i trupit të huaj.

Pos që e dimë që për nxjerrjen e gjembave duhet pinca sterile apo gjilpëra, por mund të shpëlani këmbën e lënduar me ujë të njelmët (jo me ujë deti!) apo me uthull.

Gjembat e iriqit janë të ndërtuar nga karbonat-kalciumi. Thartira e uthullës i shpërbën. Në të vërtetë, e gjithë kjo është sipërfaqësore, por në rastet urgjente mund të ndihmojë, thotë dr. V. Lamer, dermatolog.

Ky proces do të duhej ta bënte së paku më të lehtë, edhe pse mungesa e plotë e dhembjes është joreale të pritet.

Nga përvoja e dr. Lamerit, gjembat më së lehtë është të nxirren nga këmba 2–3 ditë pas lëndimit. Megjithatë, njerëzit më së shpeshti vijnë menjëherë sepse ecja u shkakton dhembje.

Derisa gjembat të mos nxirren, ndihmojnë analgjetikët dhe kompresat e ftohta.

Është me rëndësi që plagën ta mbani të pastër dhe të kujdeseni që të mos formojë qelb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat