Femrat nuk duhet t’i ngrijnë embrionet pas të njëzetave – paralajmërojnë ekspertët

Shëndetësia

Femrat nuk duhet t’i ngrijnë embrionet pas të njëzetave – paralajmërojnë ekspertët

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 08:15
Ilustrim

Femrat që duan të vonojnë amësinë kanë shanse më të mira nëse ngrijnë embrionet e tyre në fillim të viteve të njëzeta, thonë ekspertët.

Shumica dërmuese e grave që kalojnë nëpër këtë procedurë e bëjnë këtë në të tridhjetat e tyre dhe në atë kohë ato kanë pak shanse për sukses.

Sa më gjatë që presin, aq më i ulët është shansi për të krijuar një familje. Megjithatë 2/3 e grave që ngrijnë embrionet e tyre në Britani e bëjnë atë pasi t’i kenë mbushur 35 vjeç.

Kolegji Mbretëror i Obstetërve dhe Gjinekologëve ka bërë të ditur se femrat që ngrijnë vezët vonë në jetë do të hasin në vështirësi për të mbetur shtatzënë.

“Koha më e mirë për t’i ngrirë embrionet është në të njëzetat e hershme dhe sigurisht nën moshën 37 vjeçare”, ka bërë të ditur profesori Adam Balen.

Ai ka thënë se klinikat duhet t’u japin grave një pasqyrë të plotë për shanset e tyre për të filluar një familje.

Rita Ora është njëra ndër femrat që iu ka nënshtruar procesit. Këngëtarja 27 vjeçare e muzikës pop, ka vendosur t’i ngrijë embrionet pas një rekomandimi të mjekut të saj të përgjithshëm.

“Unë gjithmonë kam dashur një familje të madhe dhe doktori më rekomandoi t’i ngrijë vezët kur unë isha në të njëzetat e hershme”, ka thënë Ora me origjinë nga Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat